Arsimtarët nuk kanë hyrë sot në klasat e tyre, siç ndodh gjithmonë, ndërsa nxënësit do të kenë tre ditë pushim.
Greva në arsimin parauniversitar ka nisur në ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në 12:00.
SBASHK-u, organizatore e grevës, ka kërkuar zbatimin e plotë të Kontratës Kolektive, pagesën prej dy euro në ditë për shujtë të mësimdhënësit, realizimin prej 0,5 % i pagesës për çdo vit të punës, 70 % të mjeteve për mësuesit udhëtarë si dhe tre paga shtesë, të cilat janë të garantuara me Ligjin e Punës dhe Kontratën Kolektive.
Por jo të gjitha sindikatat janë duke e përkrahur këtë grevë. Sindikata e Arsimit dhe e Kulturës e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jenë në grevë, duke u pajtuar kështu me Këshillin e prindërve në nivel shtetëror.
Nuk dihet deri tani nëse në të gjitha shkollat e Kosovës po zhvillohet grevë, apo në disa prej tyre mësimi vijon normalisht.
















