Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të gjykatës për Kostandin Xhuvanin, i cili akuzohet për 4 vrasje. Berisha thekson se Rama ushtron terror mbi Gjykatën, kështu Kostandin Xhuvanit i miratohet gjykimi i shkurtuar duke i shpëtuar dënimit përjetë. Sipas Berishës, gjykata vendosi që ta mbrojë nga dënimi përjetë Kostandinin ndonëse ekzekutoi me gjakftohtësi 4 persona.
Shkrimi i plotë i Sali Berishës
Rama terror mbi Gjykatën. Kostandinit të Partisë i miratohet gjykimi i shkurtuar, pra i shpëton dënimit përjetë! Të dashur miq, në një akt unik në historinë e dënimeve penale, Kostandini i Partisë, xhelati i vrasjes së 4-fishtë, nuk do dënohet përjetë. Gjykata në presionin direkt të egër të Edi Ramës ka vendosur sot të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar të Kostandin Xhuvanit që ekzekutoi 4 qytetarë në fillim të nëntorit të vitit 2014 dhe të përjashtoj kështu dënimin me përjetë. Gjykata vendosi që ta mbroje nga dënimi përjetë Kostandinin e Partisë edhe pse ai ekzekutoi me gjakftohtësi 4 viktimat e tij ja mbathi dhe Policia bëri çdo gjë që ai të ikte. Gjykata në presion të egër vendosi të mbrojë nga dënimi përjetë Kostandinin e Partisë edhe pse ai ishte vrasës recidivist, kishte ekzekutuar 4 vjet më parë bashkëmoshatarin e tij!















