Komisioni i Medias ka nisur sot mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të AMA, por pa praninë e opozitës, për shkak të bojkotit parlamentar. Institucioni i Autoritetit të Mediave Audiovizive ka shpallur edhe 4 vendet vakante, ku nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza ka thënë se ligji parashikon që 3 anëtarë të mbështeten nga mazhoranca dhe 3 nga opozita. “Ligji parashikon që 3 anëtarë të mbështeten nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, ndërsa anëtari i LSI i zgjedhur nga qeveria e mëparshme do të njihet si përfaqësues i mazhorancës aktuale. Mazhoranca të procedojë me zgjedhjen e vetëm 2 anëtarëve, ndërsa anëtari i tretë do të zgjidhet nga opozita”, ka thënë Peza. Edhe pse opozita ka marrë një letër nga mazhoranca për t’u bërë pjesë e komisionit në mënyrë që të zgjidhet ngërçi me këtë institucion, ajo nuk ka qenë e pranishme.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















