Pas avancimit të policisë në fshat, banorët i kanë vënë flakën fushave me kanabis, e madje edhe kanabisin e mbledhur dhe të mbetur
Policia e Shtetit njofton se gjatë ndërhyrjes së sotme në Lazarat u gjet në një banesë që shërbente si një laborator përpunimi droge, ashtu dhe një sasi e konsiderueshme kanabisi.
Forcat policore që kanë hyrë në fshat, kanë kontrolluar 20 shtëpi dhe gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur sasi të konsiderueshme bimësh të kultivuara, boçe kanabisi, makineri për presimin e kanabisit, si dhe municione ne sasi te medha.
Pas avancimit të policisë në Lazarat, banorët i kanë vënë flakën parcelave me kanabis, e madje kanë djegur edhe kanabisin e mbledhur dhe të mbetur.
Më herët, Policia e Shtetit bëri të ditur se rreth orës 16:00 nga të shtënat e grupit kriminal në brendësi të fshatit Lazarat, ka mbetur i plagosur në dorë dhe në këmbë shtetasi D.R., 19 vjec, një bari nga Ura Vajgurore.
I riu ka marrë mjekimin e nevojshëm pranë spitalit të Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.















