Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e konsideron nderimin e Kadaresë në Francë si një shenjë mirënjohje jo vetëm për të si shkrimtar por për mbarë popullin shqiptar.
Në një postim në rrjetin social “Facebook” kreu i shtetit shprehet se me krijimtarinë e tij Kadare promovoi kulturën, traditën dhe vlerat e popullit shqiptar.
“Me krijimtarinë e tij, Ismail Kadare, si pakkush, promovoi kulturën, traditën dhe vlerat e popullit shqiptar, duke u shndërruar në prijës i orientimit properëndimor. Një pjesë e botës i njohin shqiptarët përmes rrëfimeve gjeniale të Kadaresë. Prandaj, ndarja e urdhrit “Komandant i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez, Francois Hollande, është një mirënjohje, jo vetëm për të si krijues, por edhe për mbarë popullin shqiptar”, deklaron Thaçi.















