Parimi “Të gjitha kafshët janë të barabarta” kthehet në: “të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”, pasi derrat bëhen protagonistë dhe kafshët e mëdha tërheqëse, pa i përjashtuar edhe kafshët më të vogla. Kafshët e tjera e gjejnë veten në mënyrë të pashpresë të zënë në grackë sipas mënyrave të vjetra.
Krejt kjo ndodhë pasi kafshët e fermës “Menër” heqin qafe pronarin e tyre njerëzor, duke shpresuar për një jetë të lirë dhe të bollshme. “Ferma e Kafshëve”, është premiera e parë për këtë vit që vjen në Teatrin Kombëtar të Kosovë me regji të Ilir Bokshit, bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit George Orwell, dramatizimin e së cilët e ka bërë Doruntina Basha, ndërsa për muzikën është kujdesur Trimor Dhomi. Premiera e shfaqjes jepet në të hënën (22 qershor).
Ilir Bokshi, regjisori i shfaqjes “Ferma e Kafshëve” ka thënë se bashkë me Doruntina Bashën kanë ardhur në përfundim se Basha mund ta kryej dramatizimin bashkë me ta. “Normalisht, që shumë aspekte të zgjidhjes dhe të gjetjeve skenike janë futur dramaturgjia dhe unë besoj se kemi bërë një punë të mirë bashkë me Doruntinën dhe që ky dramatizim mund të mbetet tek gjenerata e tjera ose bashkëkolegët e mi mund ta vënë në skenë, sepse është shumë i ngjeshur, aktualitetin e ka vet vepra, por shumë e gatshme për tu vënë në skenë”, ka thënë Bokshi, duke treguar se kanë përzgjedhur një ekip prej 19 aktorëve që kanë kaluar një test. “Testi ka qenë obligativ, dhe në bazë të atij konkursi i kemi zgjedhur 19 aktorë, të cilët për ne i kanë përmbushur kërkesat tona deri tek aktrimi”, ka thënë Ilir Bokshi, i cili ka treguar se provat kanë zgjatur përafërsisht 45 ditë, diku 6 deri në 8 orë prova ditore. “Unë besoj se rezultoi me një punë të madhe”, ka thënë Bokshi.
Trimor Dhomi, i cili është kujdesur për muzikën e shfaqjes ka thënë se vet muzika në shfaqje është me dy teknika, organike dhe skenike. “Ka plotë momente kur një teknikë e tillë kërkohet nga regjisori apo edhe nga vet momentet skenike që janë të pa evitueshme. Pjesa e teknikës organike kërkon proces shumë të ngjeshur edhe vetëm me këtë kastë, normal, që gjithçka ka qenë jo e lehtë, por gjithmonë ia kemi dalë me çdo kërkesë”, ka thënë Dhomi, duke treguar se kjo shfaqje hynë në një nga ato proceset më të vështira që ndonjë herë e ka udhëhequr në pjesën muzikore.
Në anën tjetër, aktori Adrian Morina, ka thënë se të punosh me Ilirin dhe pjesën kreative qysh kur i është bërë ftesa e ka ditur çfarë i pret. “Faleminderit prej Trimor Dhomit që ka kërkesa shumë të mëdha e shumë të larta dhe tek loja që Iliri nuk bën. Të punosh me një numër kaq të madh të aktorëve rrallë herë jepet mundësia. Është një energji shumë e mirë dhe e drejtuar mirë”, ka thënë Morina, duke shtuar se ky lloj i tetarit i ka munguar TKK-së, veçanërisht këto dy vitet e fundit që ka pasur repertor jo shumë cilësor të tetarit. “Luaj rolin e Napoleonit njërit prej derrave në “Fermën e kafshëve”. Besoj që puna jonë do të rezultojë mirë”, ka thënë Adrian Morina.
“Ferma e Kafshëve” ka bërë bashkë në një skenë aktorët: Adrian Morina, Shkëlzen Veseli, Ard Islami, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, Semira Latifi, Besart Sllamniku, Kushtrim Qerimi, Ema Uka, Tristan Halilaj, Shpëtim Kastrati, Afrim Muçaj, Rabije Kryeziu, Makfire Miftari, Edona Sopaj, Fatlume Bunjaku, Ermal Sadiku, Edmond Uka, dhe Zhaneta Xhemajli.
Skenografia i është besuar Petrit Bakallit, kostumografia: Vesa Kraja ndërsas asistente regjie është Arzana Kraja.



















