• Latest
  • Trending
  • All

Skulptori shqiptar vendos “Nënë Terezën” në Gjermani

20/06/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Skulptori shqiptar vendos “Nënë Terezën” në Gjermani

20/06/2015
in Kulture

Personaliteti dhe karakteri i Nënë Terezës është kthyer në një tjetër vepër arti. Busti  reflekton mbi humanitetin dhe dashurinë e saj për njerëzit. Mal Myrtaj, skulptor, thotë se pasi jeton në Gjermani ka menduar sesi do të mundë të punonte skulpturë të ndonjë personaliteti shqiptar, që do të pranohet nga pala gjermane dhe nga ajo shqiptare. Ai tregon për “Zërin” se ka menduar të punojë edhe Skënderbeun e personalitete të tjera, por është vendosur për bustin e Nënë Terezës. “Këtu duhet të kalohen disa lloje të provimeve se për cilin personalitet është fjala”, ka thënë Myrtaj. Ai tregon se për herë të parë ka dëgjuar nga shoqata “Rinia”, në Gjermani,  ka iniciuar vendosjen e bustit të Nënë Terezës në Singen. “Atëherë, unë e kam punuar me gjithë dëshirë dhe e kam ditur që do të ketë sukses edhe Shoqata si shoqatë, edhe unë si krijues, sepse pala gjermane nuk do e kundërshtojë këtë punë”, ka thënë skulptori, duke treguar se pala gjermane e ka mirëpritur idenë.

Mal Myrtaj thotë se si krijues ka pasur dëshirë kaherë që ta punojë bustin e Nënë Terezës, por vetëm tani i është dhënë mundësia. “Jam munduar ta punoj një bust, i cili paraqet personalitetin, karakterin e Nënë Terezës”, është shprehur Myrtaj. Ai thotë busti nuk e paraqet Nënë Terezën në moshë të shtyrë, pasi shumë njerëz e mbajnë në mend ashtu. “Unë e kam bërë bustin e Nënë Terezës, diku kur ishte në moshën 50-vjeçare. Kam mbi një qind fotografi të Nënë Terezës nga fëmijëria e saj deri më moshë të shtyrë”, ka treguar skulptori Myrtaj, i cili thotë se ka bërë një bust që e paraqet Nënë Terezën pak më të fortë. “Qafa, rrudhat në fytyrë, nuk janë rrudha plake, por janë rrudha të forta, sepse puna e saj ka qenë e fortë. Ka punuar me krenari për njerëzit e varfër”, ka thënë Mal Murtaj, derisa flet për veprën e tij, e cila përurohet sot (e shtunë) në qytetin Singen të Gjermanisë.

Image

“Ajo çfarë është më rëndësi, se kam mbledhur elemente nga gruaja, nëna shqiptare në përgjithësi, kam marrë elemente nga mbretëresha Teuta. Të gjitha këto janë bërë bashkë dhe ka dalë portreti i humanistes”, është shprehur Myrtaj, teksa ka treguar se njerëzit që e kanë parë deri më tani u ka pëlqyer vepra e tij, ndërsa të shtunën (sot) do të marrim përshtypjet e njerëzve që do të jenë të pranishëm. “Si shtet i vogël që është Kosova duken problemet e saj. Si shtet i vogël problemet e saj janë të mëdha. E duke i ditur këto, ne në Perëndim nuk e kemi gjendjen e mirë. Kohëve të fundit këto gjërat fetare, që po ndodhin pa nevojë, sikur e kanë zbehur paraqitjen e shqiptarëve këtu”, ka thënë Mal Myrtaj, i cili është i mendimit se busti është një vepër, e cila do të mirëpritet. “Dhe në njëfarë forme do të ndikojë pak a shumë të forcohet imazhi i shqiptarëve, pasi është figura e Nënë Terezës”, ka treguar Myrtaj.

Myrtaj ka treguar se është diskutuar gjatë se ku do të vendoset busti. “Kemi kërkuar disa vende nëpër qytet, nëpër parqe, me vende të tjera si më të përshtatshme për vendosjen e bustit”, ka thënë Mal Myrtaj, teksa ka thënë se ka qenë edhe frika nga pala gjermane, pasi njëri nga parqet që u mendua të vendosej busti vizitohet nga të rinjtë, të cilët përdorin alkool dhe me shishe do të mundë ta dëmtonin. Ai thotë se pastaj kanë menduar për në qendër, por pastaj është thënë se në qendra është vend ku njerëzit dalin për të blerë gjëra dhe nuk janë shumë të interesuar për vepra.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

“Kështu u vendos në një park shumë të madh, që është i shkëlqyeshëm, pranë Spitalit të Singenit, përkatësit tek Klinika e Fëmijëve”, ka thënë Mal Myrtaj, duke shtuar se vendosja e bustit para Klinikës së Fëmijëve Hegau Bodensee, përputhet edhe me misionin e Nënë Terezës. “Pas mbledhjeve që janë bërë në komunë, është marrë ky vendim. Është një vend që vizitohet nga shumë njerëz. Është një vend jashtëzakonisht i bukur”, ka thënë skulptori nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Ai thotë se është shumë i kënaqur me lokacionin që është përzgjedhur për vendosjen e bustit të Nënë Terezës. Pas kësaj ishte në tjetër detyrë për ata që kishin marrë përsipër këtë mision. Kërkoheshin të holla për punimin e bustit.  “Janë organizuar grupe të njerëzve, familja Gojani, Haka, familja Hajdari dhe disa familje të tjera, të cilët filluan t’i mblidhnin të hollat”, ka treguar Mal Myrtaj, pasi busti duhej të punohej në bronz. “U mblodhën diku 20 mijë euro”, thotë ai. Në firmën ku punon Myrtaj është siguruar guri që kap shumën prej rreth 8 mijë eurove. “Ne të enjten kemi vendosur bustin, e kemi mbuluar që të jetë gati për të shtunën (sot)”, ka thënë Myrtaj, derisa ka treguar përmasat e bustit të Nënë Terezës.

“Busti është 80 centimetra lartësi dhe 70 centimetra gjerësi, 60 centimetra është thellësia, pasi është tredimensional”, është shprehur Mal Myrtaj, për bustin në të cilin ka punuar gjatë. “Kam punuar kohë pas kohe në të, punimet kanë zgjatur diku rreth tre muaj”, ka thënë skulptori, derisa ka treguar dimensionet e gurit në të cilin do të vendoset busti i Nënë Terezës. “Guri është rreth një metër e 30 centimetra lartësi dhe në përgjithësi busti nga baza poshtë, që është një gurë i shkëlqyeshëm graniti, që e ka emrin “Himlaja” nga Bjeshkët e Himalajës, është në lartësi 2 metra e 10 centimetra”, është shprehur Mal Myrtaj.

Image

Myrtaj thotë se njerëzit që e kanë parë bustin, e kanë parë si një lloj befasie për të mirë. “Një mik i imi doktor e ka parë në formë pak më mashkullore, pasi busti ka dalë pak më i fortë. Pasi e ka kërkuar në internet dhe ka parë me qindra fotografi të Nënë Terezës, e ka parë që Nënë Tereza e ka pasur edhe një forcë të madhe të një mashkulli dhe atëherë më tha, tani e vërtetova që e ke punuar një grua siç ka qenë”, është shprehur Murtaj, derisa tregon të tjera përshtypje të miqve të tij. “Një psikolog, i cili më vizitoi në atelie, më ka thënë se kur e shikoj Nënë Terezën, më duket se më shikon mua. Kolegë të mi, skulptorë, që kanë ardhur në atelie e kanë parë Nënë Terezën në mëngjes kur i ka rënë dielli dhe me thanë se janë befasuar, sa kanë menduar se Nënë Tereza po flet me ta”, ka thënë Mal Murtaj, i cili ka treguar se të pranishëm në përurimin e bustit do të jetë kryetari i Komunës së Singenit, Bernd Häusler, si dhe konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart, Faket Kajtazi, të cilët do ta bëjnë edhe zbulimin e bustit të Nënë Terezës. Siç ka thënë Mal Myrtaj bekimin e bustit do ta bëjë prifti Bernhard Knobelspies nga Famullia Katolike në Singen. Krahas kësaj do të ketë edhe një program muzikor i përgatitur nga Shkolla Muzikore e të rinjve në Singen.

Përveç kësaj, Mal Myrtaj është duke vazhduar punën në atelienë e tij. Ai thotë se është fokusuar në artin modern. “Jam duke punuar në një lloj ekspresionizmi. Punoj atë që e ndjej brenda”, ka treguar skulptori i cili ka mbi 30 skulptura në Kosovë, mbi 100 të tilla në Gjermani.

Ndonëse në shtete të ndryshme janë ekspozuar veprat e Mal Myrtajt, i cili ka marrë disa çmimet për veprat e tij dhe është anëtar i disa shoqatave në Kosovë dhe jashtë saj, vetëm në vitin 2013 ai ka hapur ekspozitën e tij të parë personale nën titullin “Simfoni në Bronz”.

Previous Post

Pergjysmohet tarifa e sigurimit kufitar

Next Post

“Ferma e Kafshëve”, premierë në Teatrin Kombëtar

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

“Ferma e Kafshëve”, premierë në Teatrin Kombëtar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.