• Latest
  • Trending
  • All

Folklori shqiptar te autorët e huaj

20/06/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Folklori shqiptar te autorët e huaj

20/06/2015
in Kulture

Të enjten zhvilloi punimet sesioni i katërt i “Javës Albanologjike”, ku temë e ditës ishte “Folklori shqiptar te autorët e huaj”, kurse seancën e drejtuan Agron Xhagolli, Leontina Gega-Musa dhe Zeqirja Neziri.

Pas fjalës hyrëse të Leontina Gega-Musës, Myzafere Mustafa mbajti referatin “Kontributi i Pedersenit në botimin e përrallës shqiptare”, kurse Agron Xhagolli mbajti referatin “Agnia Desnickaja për eposin e kreshnikëve”. Ndër të tjera, Xhagolli referoi edhe se si, për shumë studiues të huaj, eposi i kreshnikëve tek shqiptarët është huazuar prej fqinjëve sllavë, “kurse, Agnia Desnickaja mbajti një qëndrim krejtësisht profesional, me qasje shkencore dhe objektive përgjatë studimit të eposit të kreshnikëve tek shqiptarët,” tha ndër të tjera Xhagolli.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

“Por, Desnickaja u mor edhe me variantin e Bosnjës dhe Krajinës të eposit të kreshnikëve, duke e krahasuar atë me variantin që gjendet tek viset e Shqipërisë Veriore. Ajo ishte një studiuese serioze dhe vizionare e fushës së saj të studimeve dhe pati një qëndrim kritik ndaj ndarjes prerazi të prejardhjes së ciklit të eposit të kreshnikëve, kurse definimi i prejardhjes së këtij eposi, ajo besonte se duhet të vijë si rezultat i hulumtimeve speciale dhe shkencore në terren”, tha ndër të tjera Xhagolli, duke shtuar po ashtu se Desnickaja parashikoi zgjerimin e informacionit dhe bazën e praktikimit në terren të eposit të kreshnikëve, “dhe këtë e vërtetoi koha, pasi që sot mund të themi se këngët e kreshnikëve mund të gjenden të praktikuara në të gjitha trevat shqiptare, nga jugu në veri.”

Në referatin e radhës, “Vlerësimi i studiuesve tanë për kontributin e M. Lambertzit në fushën e epikologjisë shqiptare”, Zymer Neziri filloi diskutimin, duke përmendur studiuesin e shquar të Albanologjisë, profesor Anton Çettën, për të cilin tha se e ka çmuar lart rolin e Lambertzit në fushën e studimeve albanologjike.

“Lambertzi në vitin 1906 takoi në Athinë disa barinj shqiptarë dhe aty u lidh pazgjidhshmërisht e gjer në vdekje – më 1963 – me  gjuhën e tyre, me gjuhën shqipe dhe kësisoj, e tërë jeta e tij ishte studim për shqiptarët,” tha në vijim Neziri, duke përmendur po ashtu disa kontribute të tjera të Lambertzit, madje edhe në fushën e unifikimit letrar të gjuhës shqipe, ku, siç thotë Neziri, “Lambertzi merrte shembullin e Grudës dhe Jugut shqiptar dhe thoshte se këto dy skaje dallojnë më pak në gjuhë sesa, p.sh., Italia e Mesme dhe ajo Jugore”.

Për fund, Neziri tha se puna gjysmëshekullore e Lambertzit ka marrë tashmë vlerësimin e lartë të studiuesve shqiptarë, sepse Lambertzi ka qenë një njeri i meritave të jashtëzakonshme, jo vetëm në lëminë e epikologjisë shqiptare, por përgjithësisht në Albanologji.

Në vijim, Hamit Xhaferi mbajti referatin “Interesimi i Johann Georg von Hahn për folklorin shqiptar”, me ç’rast e vlerësoi Hahnin si një prej themeluesve të shkencës albanologjike dhe si një nga studiuesit e parë të folklorit shqiptar. “Hahni u njoh me shqiptarët që në vitin 1847, në kohën kur ishte konsull i Austrisë në Greqi. Tutje, ai ia përkushtoi jetën studimeve albanologjike, ku spikat vepra e tij monumentale “Studime shqiptare”, por ia vlen të përmenden edhe veprat e tjera të tij mbi shqiptarët, “Udhëtime në viset e Drinit dhe Vardarit”, ku mblodhi një lëndë të çmueshme folklorike apo edhe “Udhëtim nga Beogradi në Selanik”, ku studioi veshjen e këngët e shqiptarëve dhe i vuri në pah si një lëndë të çmuar të folklorit shqiptar”, tha ndër të tjera Xhaferi, duke cekur në vijim faktet që Hahni nxori asokohe në shesh, si p.sh. faktin që 1/3 e Greqisë ishullore banohej me arbëreshë, gjë që më pas qe vërtetuar edhe nga shumë historianë.

Në fund, Xhaferi shtoi po ashtu se “shquhen posaçërisht studimet e Hahnit për arvanitasit dhe ia vlen të përmenden tri udhëtimet e tij në Shqipëri, ku studioi folklorin shqiptar, posaçërisht bëri krahasimin mes orëve, zanave e shtojzovalleve shqiptare dhe nimfave greke”.

Pas Hamit Xhaferit, referoi Irena Gjoni me temën “Krahina e bregdetit të Jonit (Himarës) në këndvështrimin e François Pouqueville dhe Edward Lear”, duke nisur me përmendjen e gjurmimeve në Himarë që nga antikiteti, e madje qëkur kjo krahinë përmendej nga Homeri. Në vijim, Gjoni tha se periudha mes shekujve XVI-XIX paraqet kohën e intensifikimit të shumë vizitave ekspeditive të të huajve në bregdetin jonian të Shqipërisë.

“Edward Lear, Lord Byron, François Pouqueville, misionarët e krishterë të “Propaganda Fide” dhe shumë të tjerë vizituan këto anë. Shumë udhëtarë vinin e ndaleshin në Himarë e rrethinë në kërkim të rrënjëve antike, që nga rekrutuesit e mbretit të Napolit e gjer tek misionarët e krishterë që vinin me misione nga eprorët e tyre ekleziastik,” tha në vijim Gjoni, duke cekur më pas se si Pouqueville i referohej Homerit në vështrimet mbi Himarën dhe se mundohej që t’i gjente në Himarë vendet e “Iliadës” së famshme. Njëjtë, sipas saj, edhe Lear rendej të gjente skena homerike në Himarë. Për më tepër, Lear, një artist me nam nga Anglia, sipas Gjonit, kishte përmendur majën e Çikës që e kishte përshkruar për pamjen madhështore të saj dhe tregonte se si himariotët i kishin treguar se në vendin e tyre ishin rrënjët arkeologjike të 62 kishave antike. Nga fundi i referatit të saj, Gjoni përmendi edhe fshatin e Palasës që në antikë hyri në histori si vendi ku Cezari zbarkoi nga Brindizi për të luftuar me Pompeun.

Mimoza Shqefni mbajti referatin “Edith Durham dhe Toka e së shkuarës së gjallë”, ku tha se Durham arriti ta vizatonte botën shqiptare dhe mentalitetin e popullit tonë. “Ajo studionte drahmat e fundit të paganizmit në Evropë, të fshehura në malet e thella të Shqipërisë. Ndonëse s’ishte etnologe e shkolluar, ajo u bë studiuese e shquar etnologjike e shqiptarëve”, tha ndër të tjera Shqefni.

Sesioni i të enjtes vazhdoi me referatet e studiuesve të tjerë të paraparë me program, kurse sot mbahet edhe sesioni i pestë dhe përmbyllës i “Javës së Albanologjisë”, me temë “Etnologjia dhe Gjinia”, ku diskutojnë 21 studiues, si Armanda Hysa, Nita Luci, Linda Gusia, etj.

Previous Post

“Ferma e Kafshëve”, premierë në Teatrin Kombëtar

Next Post

Katoliku Rama me çorape të kuqe magjepset nga Xhamia

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Katoliku Rama me çorape të kuqe magjepset nga Xhamia

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.