Ngjarja e rëndë e Shkodrës ku 2 ushtarakë humbën jetën nga rënia e helikopterit dhe një mbeti i plagosur, ka qenë kryefjala e këtyre ditëve.
Pikëllimi i familjeve dhe i të gjithë qytetarëve ka qenë i madh dhe poashtu gëzimi për mbijetimin e Gerald Babamuçës ishte i madh .
Gjithësesi, përpos dhimbjes që nuk do shuhet kurrë, sot në familjet e dy viktimave Floran Delia dhe Donald Hoxha ka shkuar çeku i sigurisë së jetës, me vlerë 18 milionë lekë të reja për secilën familje.
Sipas informacionit dhe fotove të çeqeve që ka siguruar, sot ka kaluar çeku për të dyja familjet. Siguria e jetës nga ana e shtetit për punonjësit ka mundësuar këtë shumë e cila sado modeste që është, ndihmon familjet. Kjo është dhe hera e parë që bëhet një pagesë e tillë për pjesëtarët e Forcave të Armatosura që humbin jetën në krye të detyrës.


















