Pas reagimit të ashpër të studiuesit Aurel Plasari, i cili është shprehur i keqardhur që çështja çame ka ngelur në duar të Shpëtim Idrizit, vjen reagimi i këtij të fundit. Idrizi shprehet i zhgënjyer me Plasarin, për të cilin thotë se ka defiçenca protagonizmi.
“Eshtë mjerim i madh intelektual dhe njerëzor, është frustrim prej defiçitit të protagonizmit ajo që pashë në deklarimin e Aurel Plasarit. Nuk dua të besoj se ai s’ka kuptuar gjuhën time politike, metaforat e mia ndaj ministrit të jashtëm Bushati. Napolon Zerva mund të jetë me origjinë shqiptare, por renegatët, kombmohuesit, gjakprishurit, që bëhen ekzekutorë të genocidit janë më grekë se grekët, më shovinistë. Keqardhje që dikush nga fusha e letrave papritmas kalëron në politikë pas një heshtje të gjatë, duke më sulmuar mua”, shkruan ndër të tjera Idrizi.















