Ka përfunduar në New York Times deklarata e kryeministrit Edi Rama, dje në intervistën me Baton Haxhiun në Klan Kosova, se: zgjedhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të ishte rrezik për Shqipërinë dhe marrëdhëniet SHBA- Shqipëri.
Gazeta shpjegon se këto komente vijnë një javë para vizitës që Rama do të bëjë në Uashington.
“Donald Trump është një kërcënim për Amerikën, dhe padyshim, një kërcënim për marrëdhëniet Shqipëri – SHBA”, citon NY Times kryeministrin Rama.
Gazeta specifikon se kryeministri shqiptar `u shpreh që nuk po u referohej Republikanëve, por “një karakteri që ka ngjallur shqetësim” tek disa republikanë, aq sa ata tani duan të votojnë për Hillary Clinton.
NY Times shkruan se gjatë vizitës në Uashington, Rama do të takohet me Presidentin Obama dhe Zv.Presidentin Joe Biden. 















