Një punonjës policie është arrestuar në flagrancë pasi ka vrarë me armë një 34-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20 në fshatin Golaj të Hasit, ku 47-vjeçari Qazim Brati, punonjës policie pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Kukës, pas një konflikti për motive pronësie qëlloi me armë ndaj 34-vjeçarit Asllan Dauti. Sipas policisë, ai ka ndërruar jetë në spitalin e Hasit. Forcat e policisë, të cilat mbërritën në vendngjarje bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit. Policia bën të ditur së në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Kukës po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















