• Latest
  • Trending
  • All

Erion Veliaj dhe Besua i Tajvanit

14/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Erion Veliaj dhe Besua i Tajvanit

14/01/2016
in Lajme

Nga Fatos Lubonja

Ajo që më tërhoqi vëmendjen tek lajmi, e që mu duk tronditëse, nuk qe kërcënimi – sepse për mua ky bën pjesë në repertorin e rëndomtë të një teatri mediatiko-politik të stërkonsumuar – por fakti se i gjithë lajmi u përqendrua këtu, ndërkohë që nuk pati asnjë reagim për këtë krim të ri që po i kanoset Tiranës nga pikëpamja ndotjes së ambientit, shëmtimit të pejsazhit urban dhe zhdukjes së kujtesës historike.  Thashë me vete: a jemi përpara vdekjes së ndjeshmërisë dhe imagjinatës minimale të gazetarëve apo përpara vdekjes së rezistencave të fundit  të gazetarëve përpara korrupsionit galopant të kastës në pushtet?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Pse e them këtë dhe pse e quaj krim ndaj qytetit këtë parkim? Sepse të ndërtosh një parkim aty më së pari do të thotë të shkatërrosh Parkun duke shkulur pemët dhe duke hapur aty një gropë të stërmadhe që do të qëndrojë ashtu, duke u çimentifikuar, me vite derisa të mbarojnë punimet. Dhe kjo ka pasoja të pallogaritshme ndotjeje dhe shëmtimi, jo vetëm për banorët përreth, por për krejt qytetin, për të mos folur për vetë klientët e Tajvanit.  Së dyti, edhe sikur të mendohet se,  pasi të mbarojë ky çimentifikim i rëndë, mbi sipërfaqen prej çimentoje do të mund të vihet njëfarë gjelbërimi, duhet pasur parasysh se aty do të dominojë bari, sepse pemë të mëdha që bëjnë edhe hije nuk mund të mbillen  më dhe po ashtu se problemi i ndotjes së qytetit do të jetë edhe më i madh sesa ai i prodhuar gjatë ndërtimit. Kjo, jo vetëm për shkak të mungesës së pemëve, por edhe sepse nën atë tapet bari do të lëvizin për të parkuar me qindra makina në ditë. Dhe gazrat ndotëse të këtyre makinave sigurisht që kanë nevojë të dalin diku. Po ku do të dalin? Do të dalin mbi të ashtuquajturin park nëpërmjet tubacioneve të ventilimit. Pra ky park ende i bukur dhe i ngarkuar me nostalgji pikërisht për shkak të atyre pemëve dhe gjelbërimit që i ka mbetur, jo vetëm do të shkatërrohet duke shëmtuar edhe pejsazhin urban, por, nga një copëz mushkëri (krejtësisht e pamjaftueshme) që i ka mbetur qytetit, do të kthehet në një vend që do të prodhojë ndotje të mëtejshme të qytetit që edhe kështu është super i ndotur nga fluksi i makinave që kalojnë nëpër Bulevard. Duke pasur parasysh këto gazra a mund të imagjinohet se ai mund të jetë një vend i shëndetshëm për fëmijët, që sot i sheh të luajnë krahas prindërve që pushojnë aty? Kush ka jetuar sadopak në vendet evropiane e di përgjigjen sepse me siguri duhet të ketë dëgjuar për protestat që kanë bërë banorët kundër  projektesh të tilla në zonat të ngjashme të gjelbëruara të qytetit.

Sigurisht këto mendime duket se as nuk i kanë kaluar ndërmend Erjon Veliajt, Besos së Tajvanit e aq më pak atyre të Këshillit.  Llogaria e vetme që ata kanë bërë është: oh sa shumë para!  Sikur 100 makina të parkojë aty, shumëzuar me 200 lekë për orë bëjnë 20000 lekë  në orë, shumëzuar me minimumi 10 orë bëjnë 200 000 lekë në ditë, shumëzuar me tridhjetë ditë që ka muaji, shumëzuar  me 12 muaj që ka viti, shumëzuar me 30 vjet… llogarisni se çfarë fitimi që ka Besua i pangopur. Sigurisht është një kalkulim njerëzish që ua ka zënë sytë babëzia sepse e siguroj unë Beson se pas 30 vjetësh, me këtë mënyrë se si e ka shkatërruar dhe po e shkatërron ai dhe shokët e tij Tiranën, këtu nuk do të ketë mbetur banor i gjallë në këmbë, por do të jenë transferuar të gjithë në ndonjë kryeqytet tjetër të vendit… nëse, pas tridhjetë vjetësh sjelljeje kësisoj do të ketë mbetur ende ndonjë shqiptar i gatshëm të jetojë në këtë vend.

***

Sidoqoftë shpresoj të kenë mbetur shqiptarë boll, qoftë edhe duke u sjellë si emigrantë që kërkojnë azil nëpër botë, që do të tregojnë historinë e shkatërrimit të këtij qyteti të bukur dhe të Shqipërisë tonë të bukur. Në shërbim të kësaj kujtese po i risjell shkurt publikut historinë e Tajvanit për të cilin po bërtet kaq shumë sot Sali Berisha, sigurisht jo për motivet që po ngre unë, por se po i hanë llokmën. Është një historiemblematike për të ilustruar se si e gllabëroi qytetin tonë përbindëshi me tre kokë e tre stomakë: politikë – biznes – media ku PD, PS dhe LSI janë tre këmbët e tij që e kanë ndihmuar të ecë sa më shpejt përpara në gllabërimin e bukurive të Shqipërisë dhe e të mirave publike. E pra, gllabërimi ka filluar me famëkeqen shoqëri Shqiponja të PD-së që, pasi e bëri të vetën Tajvanin,  në vitin 1997 ia ka shitur një biznesmeni për një shifër të ulët. Ky biznesmeni, pastaj, ia ka shitur një greku për 750 000 dollarë. Ky greku, vetëm pas gjashtë muajsh ia ka shitur Besos së Tajvanit për 1 milion e 200 mijë. E pra, këto spekulime që bëheshin në kurriz të një prone që u përkiste të gjithëve kanë filluar bash në kohën e Sali Berishës. Pastaj erdhi koha kur u hodh përpara këmba tjetër, edhe më e fuqishme, e përbindëshit: ajo e socialistëve të Nanos, Metës dhe Ramës.  Në këtë kohë Besos së Tajvanit nuk i mjaftonte ajo që kishte marrë për të plotësuar kompleksin. I duheshin edhe ndonja 1300 e ca metra të tjerë katrorë përreth nga toka e të gjithëve. Këto ia ofroi me bujari Rama dhe socialistët e tij me një çmim qesharak. Mirëpo në atë kohë, për ta mbyllur pazarin, këshilltarëve socialist u duheshin edhe votat e disa këshilltarëve të PD, e cila, gjatë teatrit të fushatës kishte premtuar (si gjithmonë duke gënjyer) se po të fitonte do ta hiqte kazinonë e Besos nga Tajvani. Sipas dëshmive që na dha në media asokohe Mero Baze dhe Mitro Çela, që janë dy nga këshilltarët e PD që kanë votuar për Beson, votimi është bërë me bekimin e Berishës tek i cili paskan ndërhyrë edhe njerëz si Fatmir Mediu e Gramoz Pashko. Bile Merua e Mitrua kanë shkuar në zyrën e Berishës një ditë para votimit për t’i thënë se Besua kishte sponsorizuar edhe Partinë Demokratike, jo vetëm PS-në. (Shih për këtë një shkrim të Mero Bazes me titull “Sqarim për zonjën Topalli” Tema, 17.12.2009). Dhe kështu pazari u mbyll nga Berisha që bërtet sot, i cili i orientoi anëtarët e tij të Këshillit të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre. Kujtoj se pikërisht në këto kohë gazeta Tema, megjithëse me humbje, u ble nga Besua për 500 000 euro. Për më hollësi për këtë histori lexoni shkrimit tim “Punë batakçinjsh” (Korrieri, 28 dhjetor 2009)

***

Në shkrimin në fjalë kam thënë mes tjerash se: “historia e 1300 metra katrorëve tek Tajvani është metaforë e asaj se si i kanë trajtuar 28000 km katror Shqipëri këta batakçinj të vjetër dhe të rinj. Si histori privatizimesh ajo është aq e rëndomtë sa ndoshta të vetmen vlerë që ka, për të marrë mundimin ta shkruash, është që t’u lihet një dëshmi më shumë nipërve dhe mbesave të këtyre batakçinjve që një ditë të dinë se si janë pasuruar gjyshërit e tyre në kurriz të të gjithë shqiptarëve, se si gjyshërit e tyre politikanë punën publike e kanë pasur thjesht si mundësi për të marrë ryshfete dhe përfitime nga gjyshërit biznesmenë që biznesin e tyre nuk mund ta ndërtonin pa ryshfete dhe se këto biznese mund të lulëzonin edhe më mirë me ndihmën e gjyshërve gazetarë që në vend të punës së gazetarit bënin punën e sekserit.” Ky është “sistemi” që na premtoi të përmbysë Rilindja. Por, në vend të lindjes, ajo që po përjetojmë përditë është avancimi galopant i vdekjes që sjell kudo ku shkel përbindëshi me tre koka që kanë kalëruar Berisha, Nano, Rama, Meta me shokë e që duket se pret të kalërohet edhe nga brezi i Erjon Velisë me shokë.  Ashtu sikurse thashë, njëlloj si para dhjetë vjetësh, e vetmja llogari që bëjnë këta njerëz janë paratë që do të fitojnë në kurriz të publikut e cila llogari u ka errësuar ndërgjegjen dhe aftësinë për të krijuar projekte që janë në harmoni me natyrën dhe me interesat e të gjithëve, veçanërisht me të ardhmen e fëmijëve të të gjithëve. Ajo që më mbetet të them është se, po vazhduan kështu, pas 30 vjetësh, Tirana e përbindëshit do të jetë një qyteti i banuar vetëm me pallate pa këta fëmijë, dhe parkimi i Besos dhe Erjonit do të vizitohet si një katokomb betoni i banuar nga minj dhe makina të ndryshkura e të braktisura. Madje ka gjasa që përbri tij të ketë edhe një pallat njëzetkatësh në vend të Tajvanit – edhe ky bosh, si përbindëshi njëzetepesë katesh prej betoni aty pranë që qëndron kërcënueshëm mbi kokat tona, si paralajmërim i një qyteti fantazmë. E them këtë sepse, më kujtohet se në kohën që ndërtohej godina e Tajvanit të Ri të Besos  një ndërtues erdhi i shqetësuar dhe më tha se themelet që ishin hedhur atje nuk qenë për një ndërtesë dy katëshe, por për një pallat mbi njëzet katesh. Prandaj nuk është çudi që në vazhdim të marrëzisë dhe babëzisë miope të këtyre njerëzve, andej nga mesi i kohës së koncesionit, ndonjë Këshill Bashkiak i radhës së PD-PS-LSI të na aprovojë edhe një ndërtesë njëzet katëshe aty.

Nuk është fantazi gjithë kjo që po them. Me ç’na kanë parë e po na shohin sytë përditë është gjëja më e mundshme nga të gjitha që mund të ndodhë. Por sigurisht nuk e shkruaj si ngjarje e paevitueshme, por si thirrje për ta ndalur këtë mundësi të kobshme.

(Panorama, 8 Janar, 2016) 

Previous Post

Përgjimet, prokuroria nuk do të hetojë Ilir Metën

Next Post

Prokuroria nuk do t’i hetojë përgjimet e Ilir Metës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Prokuroria nuk do t’i hetojë përgjimet e Ilir Metës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.