Një erë e fortë e ka goditur sot edhe Pejën, duke shkaktuar shkulje drunjësh dhe thyerje degësh.
Një dru i rrëzuar nga era e fortë në qendër të qytetit, sot rreth orës 14:00, ka mundur të jetë fatal për qytetarët, pas ai ka rënë në tavolinën e një lokali, por për fat të mirë ato çaste aty nuk kishte mysafirë të ulur, transmeton Telegrafi.
Në shumë rrugë të qytetit era e fuqishme ka thyer degë të drunjve, por nuk raportohet për pasoja në njerëz.
Era e fuqishme ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energjia elektrike në Pejë.















