Kundërshtimet gjithnjë e në rritje për reformën e re administrative kanë bërë që Kryeministri Edi Rama të zhvillojë një bashkëbisedim kokë më kokë me kreun e komisionit të reformës territoriale Bashkim Fino si dhe me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuci . Burime nga Këshilli i Ministrave bëjnë të ditur për Portalin Albeu se kryeministri ka kërkuar personalisht informacione lidhur me fazën e deritanishme të konsultimeve me grupet e interesit nëpër qytete të ndryshme lidhur me ndarjen e re administravve, Rëndësi të veëantë i ëhstë kuhstuar edhe zonave ku ka përqedrim të minoriteteve, ndërkohë që një preison të madh ka pasur nga të gjtihë krerët vendorë të cilët nuk dëshirojnë që të humbasin detyrën e tyre.
Ndërkohë ditën e sotme, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuci tha se reforma admistrativo-territoriale është në fazën përmbyllëse të saj dhe pritet të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.
Në një takim konsultues me Shoqatën e Këshilltarëve të Bashkiakë, ministri ka prezantuar detaje të reja mbi dy variantet në shqyrtim të cilat synojnë krijimin e bashkive të mëdha me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së investimeve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.
Çuci, tha se është i hapur për çdo projekt të opozitës.
Opozita është shprehur kundër ndarjeve të mëdha administrative duke propozuar që të krijohen 80-120 njësi vendore në të gjithë vendin. Ndërkohë, pritet që ditën e Premte të dorëzojë 4 variante të ndarjes së re administrative-territoriale.














