Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot në orët e para të mëngjesit kryeqytetin. Drejtori i bankës “Credins”, Artan Santo është qëlluar nga dy persona të maskuar me motor në mes të ish-zonës së Bllokut dhe si pasojë ka ndërruar jetë menjëherë.
Biznesmeni i njohur 50-vjeçar, ka qenë duke shkuar në punë teksa papritur dy persona e kanë qëlluar me armë zjarri për t’u larguar më pas menjëherë nga vendngjarja.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar thuajse të gjithë zonën e ish-Bllokut në kërkim të atentatorëve. Për momentin policia nuk ka dhënë detaje për një vrasje t tillë.















