Një person ka mbetur i plagosur nga disa të shtëna me armë që ndodhën në hyrje të qytetit të Lezhës mbrëmjen e sotme.
Raportohet se i plagosuri është Tonin Kola. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet.Nuk dihet ende asgjë për autorët e ngjarjes dhe motivin e plagosjes me armë.
Njoftimi i policisë së Lezhës:
Me datë 30.08.2016 është njoftuar se në superstraden Lezhë -Tiranë, tek vendi i quajtur “Rrotondo” ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi T.K. 35 vjeç, banues në Shkoder i cili është dërguar në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones për kapjen e autorëve.
Po shoqërohen disa persona për tu marrë në pyetje.
Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.















