Nëna e 46-vjeçarit të sëmurë mendor, që u arrestua për pengmarrjen e një të miture nga policia disa ditë më parë, e mohon kategorikisht një gjë të tillë dhe denoncon faktin se i biri është keqtrajtuar në polici aq sa nuk e njohur as atë, të ëmën.
Shahe Kabashi shprehet për Gazeta shqiptare se “ ai nuk mori peng askënd. Pse, mbesat e tij do të merrte peng?! Ne jemi komshinj derë më derë dhe vajzën e mori t’i rregullonte kompjuterin. Vajza erdhi vetë dhe ishte si kokrra e mollës kur iku. Nëse do të ishte ashtu si thotë policia, do të denonconte nëna e vajzës.
Gjithë rrëmujën e bëri babai i vajzës, i cili luajti si në film me policinë.
Shkova tek paraburgimi i Durrësit dhe kërkova takim. Djali më erdhi me një sy të enjtur e të bërë gjak të kuq. Num më njohu mua, nënën e tij. I fola, po nuk më njihte. E ka humbur arsyen pas asaj që ka hequr. Në vend që ta mbanin më afër, e bënë me keq. E kishin rrahur dhe ishte enjtur shumë. E çuan deri në atë gradë sa të mos njohë më nënën e tij.
Arbeni ka bërë 22 vjet burg në Itali.
Kërkoj që djali im të mos keqtrajtohet, të mos e rrahin më, port a kurojnë dh eta sjellin në vete. Kaq kërkoj unë si nënë.”















