Një 40-vjeçar italian nga Città di Castello është identifikuar, pasi ka aksidentuar një çiklist shqiptar dhe është larguar pa i ofruar ndihmë, shkruajnë sot mediat italiane.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës.
Padinë e bëri vetë 37-vjeçari shqiptar, i cili sipas raportimeve tha se, teksa udhëtonte me biçikletë përgjatë aksit Selci-Pistrino, u godit nga një automjet dhe u rrëzua përtokë. Më pas, shoferi u largua pa i ardhur në ndihmë të plagosurit.
Çiklistit iu dha ndihma e parë nda disa kalimtarë, të cilët më pas lajmëruan shërbimin e ambulancës. Këta të fundit mbërritën në vendngjarje dhe transportuan për në spital shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Hetimet çuan në identifikimin e autorit të aksidentit dhe zbulimin e provave që e fajësojnë atë, raportojnë mediat italiane, shkruan Syri.net.
Ai është denoncuar, patenta i është pezulluar dhe makina është sekuestruar.















