Shpërthimi ndodhi në Tiranë teksa automjeti ka qenë në lëvizje . Plagosen edhe dy këmbësorë. Hetohet në pistën e konfliktit për prona
Një makinë shpërtheu mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:50, kur automjeti tip “Volkswagen Polo” me targë AA 868 EE, shpërtheu në vendin e njohur si “Rruga Ura”.
Shpërthimi ndodhi teksa automjeti ka qenë në lëvizje, ndërsa dyshohet që ai të ketë ndodhur si pasojë e një sasie tritoli të vendosur në pjesën e poshtme në krahun e shoferit.
Pikërisht, drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Sulejman Allushi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima është vëllai i drejtorit të burgut 313.
Ndërkaq, dy të plagosurit e tjerë janë Andi Koci dhe Joli Kapo, kalimtarë të rastit.
Pista e parë e hetimit e ngritur nga policia është ajo e konfliktit për pronat pasi ësohet se Sulejman Allushi ka pasur probleme pronësie në Ferras.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Elona Memushi














