Sipas IHMK-së, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.
Në viset malore përpos reshjeve që do të jenë më prezent, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 13m/s.





















