“Vetëvendosje ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut. Ka shkelur të drejtën e njerëzve për punësim. LDK-ja është shembull, në institucione, në rajon e edhe më gjerë, për mënyrën se si i përmbahet ligjit”, tha Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës, duke folur për punësimet në Komunën e Prishtinës.
“LDK-ja e ka bërë Kosovën, pa LDK-në e Ibrahim Rugovë nuk do të kishte Kosovë”, tha ai.






















