E krejt ky “pazar” nuk po i çudit shumë partitë opozitare. Ata thonë se vazhdimisht, koalicioni PDK- LDK- Lista “Srbska” i është përshtatur kërkesave të Listës Serbe.
Sipas tyre, votimi për të dyja këto pika, do të ishte situatë fitoreje për Listën “Srbska” dhe situatë humbjeje për Kosovën.
Në anën tjetër analistët politikë thonë se tashmë është edhe realitet se Lista Serbe nuk do ta votojë demarkimin e kufirit me Malin e Zi nëse nuk “e blen” votën për Asociacionin!?
Lëvizja “Vetëvendosje” është e bindur se koalicioni PDK-LDK i është përshtatur vazhdimisht kërkesave të Listës Serbe. Sipas kësaj Lëvizje, pikërisht duke iu përmbajtur këtyre kërkesave, Kosova po rikthehet në Serbi. “Vazhdimisht, koalicioni PDK- LDK- Lista ‘Srbska’ i është përshtatur kërkesave të Listës Serbe.





















