Mirëpo, Biden nuk do ta takojë asnjë nga krerët e opozitës kosovare. Kjo shihet edhe një shuplakë për opozitën nga Uashingtoni zyrtar, pasi që as ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland nuk kishte pranuar të takohet me ta.
Biden do të takohet vetëm me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.
Ndihmëssekretarja e Shtetit Amerikan, Victoria Nuland pati qëndruar në Kosovë të dielën e 10 korrik në një turne ballkanik.
Gjatë qëndrimit në Kosovë takoi presidentin Hashim Thaçin, kryeministrin Isa Mustafën, zv/kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
Por për dallim nga vizita në Kosovë, Nuland në Shqipëri takoi kreun e opozitës atje, Lulzim Basha.
Duket që qëndrimet e forta kundërshtuese të opozitës për demarkacionin, si dhe rikthimi i gazit lotsjellës në Kuvend nga Vetëvendosje, kanë ndikuar që SHBA-ja të mos e sheh si partnere serioze asnjërën nga tri partitë opozitare.






















