“Kushtet për me heke këtë barrikade janë përmbush qysh prej vitit 2015”, ka sqaruarBahtiri.
I pari i Mitrovicës ka bërë me dije gjithashtu se, rivitalizimit të Urës së Ibrit ka me i parapri edhe heqja e disa barrikadave tjera brenda Veriut.
Ai ka thënë se, Mitrovica aktualisht, është një ndër qytetet më stabile të Kosovës.
“E kam hek korrupsionin dhe haraçin, ndërsa kriminelet nuk munden me veprue lirshëm ma në Mitrovicë”, tha ai.
Duke folur për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e fabrikave, ai ka thënë se, do të hap hape edhe fabrika tjera, madje edhe në qytete tjera, pa përmend emrin e ndonjë qyteti konkret.
Bahtiri ka bërë me dije se kanë me u gjenerue 3.500 vend të reja me finalizimin e fabrikave të reja.
Bahtiri ka fol në fund për mundësitë e AKR në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se kjo parti do t’i fitojë 20% të votave.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=kxr4RqxKGpM?feature=oembed&w=640&h=360]





















