Ndërsa personat që e kanë sulmuar fillimisht me grushte e më pas e kanë goditur me thikë në brinjë, kanë qenë 4, edhe pse Policia thotë zyrtarisht se është vetëm një autor i dyshuar, tashmë i identifikuar. Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku grupi i gatshëm patrullon vazhdimisht e megjithatë nuk është parë nga askush.
Madje, edhe një efektiv objektesh, që ishte me detyrë si roje pranë Gjykatës Kushtetuese, pretendon se nuk i ka parë autorët, edhe pse ka ndërhyrë kur ka parë sulmin. Nga ana tjetër, vetë i plagosuri, tashmë jashtë rrezikut për jetën, sipas ‘Panorames’ nuk është treguar bashkëpunues me policinë.
Ai ka pohuar se ka qenë një sulm i befasishëm dhe nuk i njeh autorët, shkruan Mapo.























