Ndonëse Prishtina e Beogradi kanë qëndrime diametralisht të kundërta, BE po angazhohet që marrëveshja të finalizohet këtë javë.
Maja Kociançiq, zëdhënëse e BE-së i tha thënë Tribuna Channel se BE është duke lehtësuar diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjes për telekomin.
“BE i bën thirrje të dyja palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në mënyrë që zbatimi i kësaj marrëveshje të finalizohet brenda kësaj javë”, ka qenë e prerë në qëndrim Kociançiq.






















