Babë e bir nga Burreli, Demir Pali 73 vjeç dhe Florian Pali 27 vjeç, janë arrestuar nga policia pasi personi me të cilin po grindeshin për pronën, i afërmi i tyre Qamil Pali, 58-vjeç, gjatë konfliktit ka rënë pa ndjenja në tokë dhe u ka vdekur para syve.
Sipas policisë së Matit, arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 4.08.2016, rreth orës 17:00, gjatë një konflikti verbal, për motive pronësie mes shtetasve Demir e Florian Pali, me shtetasin Qamil Pali, 58 vjeç, në konflikt e sipër shtetasi Q.P, ka rënë pa ndjenja në tokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet e para proceduriale hetimore në vendngjarje.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të përcaktuar dhe shkakun e humbjes së jetës së shtetasit Q.P.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia, parashikuar nga neni 85, i Kodit Penal.















