• Latest
  • Trending
  • All

Zbardhen pagesat e shkollimit për 12 universitetet publike, datat dhe afatet

05/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Zbardhen pagesat e shkollimit për 12 universitetet publike, datat dhe afatet

05/08/2016
in Aktualitet, Vendi

Zbardhen tarifat e shkollimit për të gjitha programet e studimit që ofrohen në 12 universitetet publike në vend. Tarifat variojnë nga 20 mijë lekë, që është më e ulëta, deri në 45 mijë lekë, e cila është dhe tarifa më e lartë e shkollimit.

Në tabelat e mëposhtme veç tarifave të shkollimit për 291 programe studimi që ofrojnë 12 universitetet publike në vend, janë edhe kuotat e pranimit për vitin e ri akademik 2016-2017. Në universitetet publike do të pranohen 22.420 maturantë, pa përfshirë kuotat e miratuara për shqiptarët nga trojet.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kuotat për maturantët brenda territorit në tabelë pasqyrohet në kolonën e dytë, ndërsa tarifat e shkollimit janë në kolonën e tretë. Aplikimi në universitet nëpërmjet plotësimit online të formularit të aplikimit do të vijojë deri në datë 11 gusht. Sipas specialistëve të AKP-së, data e fundit do të jetë e hapur për të gjithë ata kandidatë, që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të plotësojnë formularin e aplikimit. Ndërsa kryerja e pagesës prej 2 mijë lekësh dhe hedhja e notës mesatare në sistem, afat të fundit ka datën 10 gusht 2016.

Në Universitetin e Tiranës, tarifat e studimit ashtu siç ka theksuar edhe rektori Mynyr Koni, nuk do të ndryshojnë, por do të jenë në të njëjtin nivel me vitin e shkuar akademik. Tarifat në pjesën më të madhe janë unifikuar në bazë të fakulteteve dhe variojnë nga 25 mijë lekë, që është pagesa minimale, deri në 40 mijë lekë maksimalja. Të gjitha programet e studimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë e kanë tarifën e shkollimit 30 mijë lekë, te Fakulteti i Shkencave të Natyrës të gjitha programet e studimit e kanë tarifën 25 mijë lekë, po ashtu dhe te Gjuhët e Huaja, tarifa është 25.000 lekë në vit. Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë kanë tarifën më të lartë të shkollimit, prej 40 mijë lekësh. Ndërsa, Fakulteti i Ekonomisë për të gjitha programet e studimit përfshi edhe programin e studimit që ofrohet në filialin e Sarandës, tarifën e shkollimit për vitin e ri akademik 2016-2017 do ta ketë 35.000 lekë. Universiteti i Arteve e ka tarifën e shkollimit për të gjitha programet e studimit 40 mijë lekë në vit.

Ndërsa Universiteti i Sporteve e ka 35 mijë lekë në vit. Universiteti Politeknik i Tiranës ka diversitet më të madh të tarifave, pasi tarifën më të ulëtën e ka 25 mijë lekë, më tej ka disa programe studimi me tarifë 30.000 lekë në vit ku përfshihen disa profile të inxhinierisë, si ajo Elektronike, Informatike dhe Telekomunikacioni. 35 mijë lekë e ka vetëm Inxhinieria e Ndërtimit. Ndërkohë, Arkitektura dhe Urbanistika kanë tarifat më të larta të shkollimit prej 40 mijë lekësh në vit. Po ashtu, edhe Universitetit Bujqësor të Tiranës i variojnë tarifat e studimit nga 25 mijë lekë në vit për një pjesë të madhe të programeve të studimit që ofron, deri në 40 mijë lekë, që është tarifa më e lartë e shkollimit dhe e ka programi i studimit Mjekësi Veterinare. Në programin Menaxhim Agrobiznesi këtë vit akademik pritet që studentët të paguajnë 35.000 lekë në vit për të ndjekur studimet, ndërsa për degën Ekonomi dhe Politikë Agrare tarifa do jetë 30.000 lekë.

Tarifat më të larta të studimit në krahasim me universitet e tjera i ka Mjekësia. Sipas vendimit të Senatit Akademik të këtij universiteti, këtë vit ato variojnë nga 35 mijë lekë deri në 45 mijë lekë në vit. Në programet e studimit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, me përjashtim të Infermierisë së Përgjithshme, që e ka tarifën 40 mijë lekë, studentët e programeve të tjera do paguajnë për një vit studimi 35 mijë lekë në vit. Ndërsa tri programet e tjera Mjekësi, Farmaci dhe Stomatologji do ta kenë tarifën 45 mijë lekë.

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Durrës, si vitin e shkuar edhe këtë vit do të ruajë tarifat e unifikuara për të gjitha programet e studimit, pra pagesa që do bëjnë studentët për të studiuar në këtë universitet është 25 mijë lekë. Po ashtu, tarifën e studimit prej 25.000 lekësh në vit për të gjitha programet do ta ketë edhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Universitetet e tjera të rretheve, Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër do ta kenë tarifën vjetore të studimit pothuajse për të gjitha programet 20 mijë lekësh. Bashkangjitur janë të gjitha programet e studimit si dhe tarifat përkatëse, përfshi edhe kuotat për çdo degë. Universitetet publike në vend këtë vit do të pranojnë mbi 22 mijë maturantë. UT do të pranojë 5378 studentë, Universiteti i Mjekësisë 817 studentë, Politekniku 1407 kuota pranimi, 2679 studentë do pranohen nga Universiteti Bujqësor, ndërsa Artet kanë 219 kuota për studentët dhe Sportet pranojnë 300 studentë./Gazeta Shqiptare

Tags: edi rama
Previous Post

At e bir grinden me njeriun e tyre për pronën, 58-vjeçari bie pa ndenja dhe u vdes para syve

Next Post

Vendi ku u dogj motoçikleta

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Vendi ku u dogj motoçikleta

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.