Në të gjithë territorin e vendit vijojnë aksionet antikanabis. Bëhet e ditur se në dy fshatra të Tepelenës dhe në një fshat të Memaliajt, u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 7410 bimë, në vendin e quajtur Përroi i Kaurit dhe Përroi i pishave.
Ndërsa në Pukë, në kuadër të këtij operacioni u zbuluan dhe asgjësuan 5000 rrënjë kanabis sativa.
Policia ka njoftuar se në aksionet e fundit në Pukë, ka asgjësuar rreth 3200 rrënjë kanabis në malet e Lumbardhit dhe rreth 2000 rrënjë kanabis u asgjësuan në Tërbun.
Sipas burimeve policore, asgjësimi i bimëve u bë në vend me anë të djegies. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Shekulli















