Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë Nikoll Gjergjndreaj 24 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 16.06.2016, në orët e para të mëngjesit, në banesë, ka ushtruar dhunë dhe ka plagosur me thikë babain e tij, shtetasin D.Gjergjndreaj 68 vjeç, i cili pas mjekimit të marrë në spital u rikthye ne banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje”parashikuar në nenin 13/a/3 të Kodit Penal.















