Pas raundit të parë në fazën e grupeve prestigjiozja ‘Daily Mail’ ka zgjedhur formacionin më të mirë të Kampionatit Europian.
Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka kanë zënë vend në mesin e 11 lojtarëve më të mirë gjatë ndeshjeve të parë në ‘Euro 2016’.
Përzgjedhja e lojtarëve është bërë duke u bazuar në performancën e Xhakës dhe Mustafit të cilët kanë qenë protagonistë.
Xhaka i Zvicrës është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Shqipërisë, ndërsa Mustafi realizoi golin e parë kundër Ukrainës.
















