Një 14-vjeçare mbahej e mbyllur në shtëpinë e një 47-vjeçari në Krujë për t’u shfrytëzuar seksualisht prej tij si dhe për prostitucion,
Policia e Durrësit dhe Policia e Krujës në bashkëpunim kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve Astrit Nika 45 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
dhe të A. L. 17 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Dyshohet se që të dy, për një periudhë kohe, kanë shfrytëzuar për prostitucion në banesën e Nikës, 14-vjeçaren S.M.
Nika dyshohet se ka kryer marëdhënie seksuale me shtetasen S.M. dhe e ka shfrytëzuar atë që të kryente marëdhënie me persona të tjerë kundrejt pagesës.
Gjatë kontrollit në banesën e Nikës u gjet edhe shtetasi A.L.
Nika është person me preçedentë penale të mëparshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Shfrytëzimi i prostitucionit”dhe”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë” parashikuar në nenet Neni 114/2 dhe 100 të Kodit Penal.















