Prokuroria e Elbasanit ka gjetur provat e nevojshme për të fajësuar gjyqtarin Gjin Gjoni për fshehje të pasurisë. “Gazeta Shqiptare” publikon sot dosjen e plotë të prokurorisë për Gjyqtarin Gjoni, ku renditen provat për fajësisë e gjykatësit të Apelit dhe njëherazi anëtar i KLD-së, Gjin Gjoni. Gjin Gjoni dyshohet për fshehjen e 1.8 milionë eurove. Në dosje eveidentohet mënyra me të cilën gjyqtari Gjin Gjoni në bashkëpunëim me bashkëshortene tij dhe një notere, dyshohet se kanë mundur të fshehin milionat e pasurisë.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan në datë 02.05.2014 ka filluar procedimin penal Nr. 1098 kundër personit nën hetim: Gjin Gjoni, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose të çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Në datë 20.10.1993 personi nën hetim është emëruar me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kurse në datë 12.06.2009 është emëruar me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, detyrë të cilën e kryen dhe aktualisht”, theksohet ndër të tjera në dosjene prokurroisë.















