Këshilli Drejtues i Portit të Durrësit ka përfunduar mbledhjen në kuadër të dorëheqjes së Selim Belortajës nga statusi i tij, si drejtor në këtë port. Pas mbledhjes të Këshillit Drejtues, është vendosur që Gazmend Shalsi të jetë drejtori i i ri i Portit të Durrësit, duke pranuar kështu dorëheqjen e Selim Belortajës. Belortaja ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme për arsye personale, duke mos dhënë asnjë sqarim dhe motivacion për arsyet e largimit nga detyra. ” Dorëheqja e vërtetë, gjykova se pas një stabilizimi të situatës post-koncensionit në Portin e Durrësit nuk kishte shumë arsye që të vazhdoja një sforco fizike ekstreme të përditshme. Çdo menaxher i freskët mund të hynte e ta çonte më tej atë punë, madje më shpejt se unë”, është shprehur Belortaja. Selim Belortaja u emërua në këtë post në 9 tetor të vitit 2013 dhe dorëhiqet pas një viti e disa muajsh punë. Ai ka qenë ministër në kohën e qeverisjes së PD, më vonë këshilltar e zv.ministër i jashtëm në qeveritë e majta, derisa kandidoi në Korçë në zgjedhjet e fundit me LSI. Pas kësaj mori detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual të Durrësit. Belortaja njihet dhe si analistët me penën më të mprehtë në median shqiptare, por që për shkak të angazhimeve zyrtare, nuk ka qenë aktiv me opinionet e tij në media.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















