Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, u përfshinë në një debat për çështjen e përmbytjeve.
“Gjithçka ecen sipas planit, çdo detyrim i fazes 2 eshte garantuar. Asnje familje e prekur nga permbytjet s’do mbetet pa kujdes si dikur!
Ne zonen e permbytjeve ne FR ku vazhdon dite-nate puna e perkushtuar per te magazinuar e shperndare ndihmat ne çdo shtepi te prekur nga uji,” shkroi Rama në FB.
Më pas u përgjigj Basha, duke deklaruar se qeveria ka dhënë 200 mijë euro për përmbytjet në Serbi e Bosnje, por ka vetëm fjalë për Fierin e Vlorën.
“Leri shfaqjet me “faza” dhe “plane” qe si ke bere akoma. Shpall emergjencen dhe cakto buxhetin ne ndihme te te permbyturve. Per permbytjet ne Serbi dhe Bosnje cele 200 mije euro me vendim qeverie, per Fierin dhe Vloren vetem fjale, shfaqje dhe rremuje,” shkruan Basha
















