Rinisin sot në Bruksel bisedimet Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen me ndërmjetësimin e përfaqësues së lartë të Bashkimit Europian, Frederika Mogerini.
Sipas deklaratave të palëve, në takimin e parë mes dy Kryeministrave të ri, ku do të jenë të pranishëm edhe ish-Kryeministrat respektivë, Thaçi e Daçiç, do të diskutohen çështjet e mbetura pezull, si marrëveshja për drejtësi.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi bëri gjithashtu të ditur se do të realizohet edhe vlerësimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani mes palëve.
Si zakonisht tashmë, Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur jo legjitim takimin. Deputeti, Glauk Konjufca, tha se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë publike temat e bisediemve si dhe nuk ka marrë aprovimin e Kuvendit për të zhvilluar bisedimet.















