• Latest
  • Trending
  • All

Do apo nuk do Vuçiç, njohja e Kosovës nga Serbia do bëhet – Nga Shaban Murati

18/06/2021

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

31/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 November, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Do apo nuk do Vuçiç, njohja e Kosovës nga Serbia do bëhet – Nga Shaban Murati

18/06/2021
in Opinion

Presidenti amerikan Bajden ka krijuar një momentum të ri të jashtëzakonshëm diplomatik për Kosovën dhe për Ballkanin, që ka pasur dhe do të ketë efekte në rajon. Një dëshmi është për këtë tronditja e pazakontë psikologjike e Presidentit serb Vuçiç, i cili në mëngjesin herët të 15 Qershorit, nga hoteli në Bruksel ku ndodhej për takimin e nivelit të lartë atë ditë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, urdhëroi ngritjen në alarm luftarak të 15 mijë ushtarakëve dhe oficerëve të ushtrisë serbe në gjithë territorin vendit për të provuar gatishmërinë luftarake dhe për të nisur manovrat ushtarake “Goditja e rrufesë 2021”.

Një absurditet tipik i kohës së Millosheviçit, i cili bënte gjëra të tilla mburravece kur po i shtrëngohej morsa e presionit amerikan dhe atlantik pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërkombëtare të Rambujesë nga Kosova dhe refuzimit të nënshkrimit të saj nga Serbia.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Nuk ka informacion nëse diplomatët e lartë të BE, që ndërmjetësuan dialogun Vuçiç-Kurti në 15 Qershor, i bënë ndonjë vërejtje Presidentit serb për atë veprim alogjik, por e sigurtë është që mediat ruse i bënë jehonë të madhe urdhërit të tij për të ngritur në këmbë forcat ushtarake serbe ditën e dialogut në Bruksel. Është sintoni serbo-ruse për sabotimin e dialogut.

Pak rëndësi ka që Presidenti serb kërkonte me këtë rast t’i jepte zemër vetes dhe grupit ultranacionalist serb, që e mban në pushtet. Domethënia diplomatike e këtij veprimi të dizekulibruar është se Presidenti serb shkoi në takimin e nivelit të lartë të dialogut Serbi-Kosovë, të ndërmjetësuar nga BE, me qëllimin e vjetër për ta dështuar atë.

Natyrisht takimi i parë politik i nivelit të lartë midis Presidentit të Serbisë Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Kurti në Bruksel në 15 Qershor dështoi, sepse Presidenti serb refuzoi të reflektonte momentumin e ri të krijuar nga politika e re e Presidentit amerikan Xho Bajden për dialogun Serbi-Kosovë dhe për Ballkanin. Pas takimit të Brukselit Presidenti serb deklaroi në 15 Qershor në media se “unë thashë se ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën”, duke pohuar kështu absurditetin se si mund të bëjnë dialog dy shtete, që nuk njihen midis tyre, nëse nuk hapin së pari derën e njohjes.

Presidenti serb nuk ka kuptuar akoma se me Presidentin e ri amerikan erdhi edhe një doktrinë e re ballkanike amerikane, e cila nuk e sheh më politikën e Jashtme si kompani biznesi me bilance në shifra humbjesh dhe fitimesh, por e sheh si fushë e promovimit, mbështetjes dhe zhvillimit të interesave strategjike të SHBA dhe të aleatëve të saj në rajon.

Presidenti amerikan e dërgoi zyrtarisht sinjalin e parë presidencial në adresë të Presidentit serb Vuçiç, kur në telegramin e 15 Shkurtit 2021 për përvjetorin e festës shtetërore serbe, i përcaktoi se në qendër të dialogut Serbi-Kosovë duhet të vendoset njohja reciproke midis dy shteteve fqinjë. Ishte një impostim i ri i drejtë dhe realist, diplomatik dhe strategjik, i dialogut Serbi-Kosovë, që ka dhjetë vjet që torollitet nëpër tautologjinë burokratike diplomatike (dhe disa herë filoserbe) të BE. Duket se në Beograd mungesa e realizmit dhe ndikimi rus penguan që të kuptohet si duhej serioziteti i angazhimit të ri të SHBA për zgjidhjen e dialogut Serbi-Kosovë dhe të problemeve të stabilitetit dhe të demokracisë në rajonin e Ballkanit.

Ahere në 8 Qershor kemi aktin e madh me efekte panballkanike të shpalosjes konkrete dhe të detajuar të doktrinës Bajden për Ballkanin, kur për herë të parë përkufizohet misioni i ri i SHBA në rajon kundër korrupsionit dhe ndaj gjithë atyre politikanëve në rajon, që destabilizojnë Ballkanin, për t’u realizuar si pjesë përbërëse e platformës zyrtare amerikane të mbrojtjes së interesave strategjike të politikës së Jashtme të SHBA.

Novacioni diplomatik i doktrinës së Presidentit Bajden për Ballkanin duket jo vetëm nga vendosja e luftës kundër korrupsionit në Ballkan si detyrë e angazhimit diplomatik dhe strategjik amerikan, por sidomos nga paralajmërimi i drejtpërdrejtë për politikanët, zyrtarët dhe forcat politike të rajonit, që do të përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

Është një Urdhër Ekzekutiv i presidentit, që i prek të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilët shohin për herë të parë se të ashtuquajturat çështje të brendshme si korrupsioni apo autoritarizmi apo minimi i stabilitetit në vendet e Ballkanit bëhet tashmë pjesë e interesit strategjik të politikës së Jashtme të shtetit më të fuqishëm demokratik të botës Mburravecët ballkanikë të hijes së mëngjesit do të bënin mirë me këtë rast të kujtonin se ku janë paraardhësit e tyre mburravecë rajonalë si Sadam Hyseini, Muamar Gadafi, Mubaraku, Milosheviçi, etj.

Kushdo, që ka ndjekur dinamikën e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor vitet e fundit, e lexon qartë se doktrina e re ballkanike Bajden i drejtohet në radhë të parë Serbisë si shteti kryesor destabilizues dhe si aleati i vetëm strategjik i Rusisë dhe i ndërhyrjes ruse në rajon. Serbia është gjeneratori kryesor i dy vatrave të tensionit, që po ziejnë sot në rajon në emër dhe me nxitjen e interesave ruse. Këto vatra janë Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilat Serbia dhe Presidenti Vuçiç po kërkojnë t’i konservojnë si konflikte të hapura, duke luajtur një lojë të rrezikshme destabilizuese.

Presidenti Bajden e përcaktoi qartë qendrimin dhe zgjidhjen për dialogun e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, që është njohja reciproke midis dy shteteve, pas së cilës mund të zhvillohen bisedime për çështjet e hapura midis tyre.

Duket nuk u vendos rastësisht dhe u krijua një konfuzion në disa qarqe diplomatike ballkanike përse Presidenti Bajden përfshiu në Urdhërin e tij Ekzekutiv në rreshtimin e dokumentacioneve dhe akteve ndërkombëtare për rajonin edhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Presidenti amerikan e përfshiu, sepse SHBA e lexojnë drejt dhe siç duhet atë rezolutë, dhe jo si Rusia dhe Serbia, që e deformojnë gjithë ditën. Për SHBA pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB, ashtu siç ka vendosur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Korrik të vitit 2010.

Për SHBA Rezoluta 1244 është sanksionimi i largimit të tërësishëm të forcave ushtarake dhe policore serbe nga territori i Kosovës. Për SHBA Rezoluta 1244 nuk i takon Serbisë, sepse ajo nuk e përmend asgjëkundi emrin Serbi dhe rezoluta i takon një shteti, që nuk ekziston më. Për SHBA Rezoluta 1244 nuk takon Serbisë, sepse sipas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Dhjetorit 2004, Serbisë nuk i takon asnjë referencë në aktet e OKB, sepse në atë kohë ajo nuk ka qenë anëtare e OKB.

Në këtë interpretim Uashingtoni e njeh Rezolutën 1244 dhe Urdhëri Ekzekutiv kërkon që edhe Serbia ta pranojë në këtë frymë. Rusia dhe Serbia e dinë fare mirë këtë qëndrim të SHBA, ndaj nuk u ndjenë kur e lexuan në Urdhërin Ekzekutiv të Presidentit amerikan përmendjen e Rezolutës 1244.

Urdhëri Ekzekutiv i kërkon Serbisë të respektojë Marrëveshjen e Dejtonit.

Një paralajmërim të fortë e mori Serbia edhe nga mbështetja e fuqishme që shprehu Samiti i NATO-s në 14 Qershor për integritetin dhe funksionimin e shtetit të Bosnje-Hercegovinës dhe për aspiratat e tij euroatlantike. Si një paralajmërim ndaj Serbisë duhet konsideruar edhe përmendja në Urdhërin Ekzekutiv e Marrëveshjes së Prespës e vitit 2018 për emrin e Maqedonisë, sepse dihet që Serbia dhe Rusia ndërmorën veprime diversioniste dhe sabotuese për të penguar nënshkrimin e asaj marrëveshje, e cila hapi rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Doktrina e re Bajden për Ballkanin krijon një momentum të ri, të cilin duhet ta kapin Kosova, Serbia, Shqipëria dhe BE. Doktrina Bajden sinjalizon se për dialogun Serbi-Kosovë ka zbritur momenti dejtonian, kur Serbia e vënë me shpatulla pas murit nga SHBA dhe NATO u detyrua të njohë tre shtetet e para të pavarura, që dolën nga Federata komuniste Jugosllave.

Është në të mirë të Serbisë dhe të rajonit që stabilizimi dhe vendosja e bashkëpunimit të plotë në Ballkanin Perëndimor të bëhet në rrugën e reflektimit realist nga udhëheqja politike e Serbisë për situatat e reja ndërkombëtare. Intransigjenca allamilosheviçiane e Presidentit aktual serb, i cili dy ditë përpara i bënte apel Presidentit rus dhe Rusisë që ta ndihmonin të dalë nga trekëndëshi i Kosovës, nuk mendohet se do të shërbejë si gomë shpëtimi.

Do apo nuk do presidenti serb Vuçiç, njohja e Kosovës nga Serbia do të bëhet, ashtu siç u detyrua ta bëjë pa dëshirë Serbia në 1995 dhe të njohë gjithë shtetet, që dolën nga ish-Jugosllavia. Vonesat janë kosto politike, shtetërore dhe personale për presidentin serb Vuçiç.

Ka qenë e drejtë zgjedhja e Prishtinës për impostimin e platformës për dialogun me Serbinë në qendërzimin e çështjes së njohjes reciproke midis dy shteteve, ashtu siç rekomandon Presidenti amerikan. Adoptimi i kërkesave dhe i qëndrimeve të doktrinës ballkanike Bajden është në përputhje me realitetin e interesave shtetërore e kombëtare të shtetit të pavarur të Kosovës.

Doktrina e re ballkanike Bajden kërkon gjithashtu sintonizimin e politikës ballkanike dhe të diplomacisë së Shqipërisë në rajon. Shqipëria nuk mund të guxojë t’i japë frymëmarrje diplomatike dhe alibi Serbisë duke qarkulluar tezat serbe të “pamundësisë së njohjes”. Dashuria e qeverisë së Shqipërisë për Amerikën nuk ka asnjë kuptim pa dashurinë e qeverisë së Shqipërisë për Kosovën.

Post Views: 161
Previous Post

“Carolinën e vrau bashkëshorti”, në mediet greke shkruhej se “vrasësit janë shqiptarë”/ Reagon Braçe: Të kërkojnë falje!

Next Post

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë ditën e nesërme

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë ditën e nesërme

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.