Kickert premtoi përkrahjen e vendit të tij edhe për marrjen e kodit telefonik ndërkombëtar të Kosovës në ITU.
Prishtinë, 7 korrik 2014 – Drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert, e ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë dhe ka konfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Austrisë për Kosovën.
Diplomati austriak I ka bërë këto komente gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj.
Në njoftimin e kabinetit të tij, thuhet se Hoxhaj e ka njoftuar z. Kickert “për progresin e Kosovës, për avancimin e proceseve integruese evropiane, si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar”.
Hoxhaj ka falënderuar Austrinë për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën, veçmas në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe agjendën integruese evropiane.
Diplomati austriak Jan Kickert është takuar edhe me zëvendëskryeministren e Kosovës në detyrë, EditaTahiri, ku ka konfirmuar përkrahjen e vendit të tij për marrjen e kodit telefonik për Kosovën, në Unionin Ndërkombëtar ë Telekomunikimit.
Ambasadori Kickert ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadrin e dialogut të Brukselit, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















