Ramush Haradinaj i AAK-së ka theksuar se në vazhdimësi janë duke diskutuar me partnerët e koalicionit, LDK-në dhe Nismën, për qeverisjen e ardhshme, e po ashtu edhe me Vetëvendosjen për t’i harmonizuar qëndrimet.
“Jemi dakorduar që të jemi një grup parlamentar për të gjitha procedurat që i paraprijnë zgjedhjes së kryetarit. Njëkohësisht sot e kemi shfrytëzuar kohën edhe për projektin e Qeverisë se me çka do të ballafaqohemi në qeverisjen e ardhshme. Sikurse e shihni pas ngjarjes tragjike në KEK e cila nuk është sanuar dhe mund të përsëritet, pra na duhet të parashohim se në çka do të ndodhemi në ditët e para të qeverisjes dhe po punojmë për të gjitha këto tema”, tha Haradinaj, transmeton Kosovapress.
Kreu i AAK-së, e ka quajtur spekulim lajmin se ai është takuar me Agim Çekun në ‘Zanzi Bar’, për të diskutuar rreth koalicionit me PDK-në. Haradinaj tha se kjo është vetëm spekulim, pasi që sipas tij, ‘Zanzi bar’ ka harruar se ekziston, madje nuk ka qenë klubi i tij i preferuar kurrë. Ndërsa, rreth qëndrimeve të VV-së, Haradinaj tha se ka takuar liderin e saj Albin Kurti në vikend pa praninë e mediave, derisa do ta takojë edhe nesër për të biseduar për temat që u interesojnë palëve.
“Tash, ndoshta është prejudikim të flas, por është me rëndësi që ne nuk po përtojmë të ulemi të ballafaqohemi me gjithë ato që e presin Kosovën. E mora shembullin e KEK-ut, mos harroni se “Kosova A” është bombë e kurdisur. Herën e parë e kanë shpëtuar, kanë vdekur dy njerëz. Herën tjetër do të jetë edhe më keq, nëse vazhdon të shpërthejw, sikurse atëherë. Pra kemi një qeveri, e cila nuk është kujdesuar për asgjë, përveç atyre që ka pasur interesat e tyre, dhe e ka lënë Kosovën në një gjendje të keqe. Edimë me çka do të ballafaqohemi dhe një pjesë të kohës po ia kushtojmë të gjitha temave”, tha Haradinaj. Ndërsa, thotë se reagimet e PDK-së janë duke i parë me indiferencë, edhe pse i quan gabim. Sipas tij, është më mirë të reflektojnë më me dinjitet në këtë tranzicion demokratik dhe ta kuptojnë mesazhin, se Kosova është në gjendje të bëjë gjithçka vetëm ta heqë PDK-në nga pushteti.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















