“PDK ka dërguar një letër në VV, e cila shpreh gatishmërinë për marrëveshje mes VV dhe PDK-së. Kjo letër përmban ofertën e PDK-së, e cila përfshin pezullimin për afro dy vite të bisedimeve me Serbinë, ndërprerjen e privatizimit, shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ofrimin VV të pozitës së Kryeministrit dhe gjashtë ministrive”, ka thënë Dardan Molliqaj.
Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj ka pohuar për KTV se gjatë ditës së sotme (e hënë) kanë pranuar një ofertë nga PDK-ja e udhëhequr nga Thaçi për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, respektivisht i është ofruar pozita e Kryeministrit dhe 6 ministrive më të rëndësishme të ekzekutivit.
Sipas Molliqajt, këto oferta janë refuzuar nga ana e Vetëvendosjes dhe, sipas tij, asnjë ofertë Vetëvendosja nuk e pranon ta lë në duart e PDK-së, qoftë edhe një ministri të vetme.

Sipas tij, ud