Bruksel, Prishtinë, 25 korrik 2014- Ministria e Integrimit Evropian njofton se sot (e premte), në Bruksel, u bë inicializimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Inicializimi i Marrëveshjes u bë nga Jean Erique Paque, Drejtor i Ballkanit Perendimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit, në emër të Komisionit Evropian, dhe Gëzim Kasapolli, ushtrues detyre i ministrit të Integrimit Evropian, në emër të palës kosovare.
Inicializimi i MSA-së shënon përfundimin zyrtar të procesit negociator dhe dakordimin e të dy palëve mbi tekstin e negociuar të marrëveshjes.
Hapi i ardhshëm do të jetë miratimi i MSA-së nga Keshilli i Bashkimit Evropian dhe nënshkrimi i marrëveshjes, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















