26-vjeçari që u ekzekutua pasditen e djeshme në malin e Shashicës, kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga burgu.
26-vjeçari së bashku me dy shokë kishte shkuar në malin e Shashicës për t’i dërguar bukë të atit. Më pas ai ka debatuar me 3 persona atje, të cilët i ka ndjekur për gati 1 kilometër më tutje. Në këtë moment ai është qëlluar me automatik në këmbë e më pas në gjoks.
Dyshimet e para të hetuesve shkojnë drejt një “larje hesapesh” me Likajn, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur më tej vrasjen.















