27 vjeçari rumun, Vasile Izvoranu, është dënuar me 26 vite burg nga Gjykata italiane, për vrasjen e shqiptarit Pioro Moçka.
Izvoranu sëbashku me motrën e tij Livia vranë në datë 7 shtator të vitit 2014-të shqiptarin në parkingun e një diskoteke në Arezo.
Ndërkohë që motra e tij është dënuar me 6 vite burg për bashkëpunim në vrasje si dhe për plagosjen e disa personave të tjerë.















