Një 83 vjeçar është gjetur i vdekur në liqenin e Batllavës në Prishtinë. Burime pranë policisë kosovare bëjnë me dije se trupi i pajetë i 83 vjeçarit është gjetur rreth orës 19:00 të ditës së premte, ndërsa është dërguar në spital për t’iu bërë ekspertiza mjeko-ligjore.
Ndërkohë që policia dyshon se 83 vjeçari mund të ketë bërë vetëvrasje.














