Një aksident i ndodhur në Përrenjas ka bërë që autoambulanca të përfundojë në një kanal. Sipas raportuesit një fugon i bardhë ka hyrë gabimisht në parakalim duke i zënë rrugën automjetit të ambulancës.
Ky i fundit ka dalë jashtë rrugës si pasojë e përplasjes dhe ka përfunduar në kanal. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja, por raportuesi tregon se ai nuk ka parë të lënduar, edhe pse ekziston mundësia që ata të jenë transportuar në spital.
“Live ne Perrenjas ambulanca ne kanal. Me aq sa pashe sepse kalova aty ishte perplasur me fugonin dhe ambulanca kishe dal jasht rruge duke perfunduar ne kanal sic shihet ne foto fugoni kishte hyre gabim ne parakalim duke i zene rrugen ambulances. Policia ishte ne vend ngjarje njerez te ambulanca ishin mbledhur por un vete nuk pashe viktima ndoshta jan transportuar.”
















