Demolli bëri të ditur edhe buxhetin për vitin e ardhshëm për FSK, i cili siç tha ai, do të jetë 51 milionë e 35 mijë euro.
U shpreh se pasi të ndodh transformimi në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), ata do të respektojnë elementin gjinor dhe do të jetë multietnike.
“Ushtria do të jetë jo voluminoze, por bashkëkohore dhe do të jetë sipas kritereve të NATO-s, nuk do të paraqes asnjë shqetësim në regjion. Do të respektojë elementin gjinor dhe do të jetë multietnike”, vlerësoi Demolli.






















