Policia e Fierit ka vënë në pranga 4 persona të shpallur në kërkim, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 15 vite burgim.
Bëhet e ditur se policia ka arrestuar shtetasin Blenard Fejzullën, 36 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” të Fierit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për arsye se Gjykata e Milanos në shtetin italian, në vitin 2013 e ka dënuar me 15 vite burgim për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Gjithashtu specialistët për krimet kapën dhe ndaluan shtetasit:
-Mikel Spirakos, 38 vjeç, banues në Lagjen “5 Shkurti”, Ballsh;
-Mario Xhafa, 19 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Ballsh.
Policia bën të ditur se dy të rinjtë më datën 29.05.2016 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit me inicialet M. P.
Policia ka arrestuar gjithashtu Viktor Prendin, 45 vjeç, banues në lagjen nr. 10 Durrës, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 18.06.2014 e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Falsifikim i monedhave”.















