• Latest
  • Trending
  • All

Dekori

26/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Dekori

26/04/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Vladimir Myrtezai

Pjesa që ndan fundin e liceut artistik dhe fillimin e universitetit ishte një hapësirë e shtrirë dhe e zgjatur zhegu përcëllues në një pengmarrje të zgjatur; një çast ku ujërat e mbetura të një ndarjeje në një moshë të ndjeshme në grup ishin ende të njoma nga lidhjet sentimentale të një shoqërie në moshë fare të re. Hapësirë ende e varur nga dashuri të pangritura në këmbë dhe të rrjedhura ujshëm e pa kontroll, por me njollëzime e danga të zbehta shenjash nga ena e palarë mirë e kohës, si nga më të roziturat në ndodhitë e gjithsecilit prej nesh. Jetë me impulse e kontradikta të ëmbla, të korkolepsura, të paqarta në synime dhe lëmshe në një hapësirë të shurdhër e krejt të zbrazur nga përmbajtja. Ky vërshim si hapësirë boshe po evadonte me hapa të ngadaltë hapësirën gri ku nuk ndodh asgjë më shumë se ndoca reminishenca rrjedhur nga çfarë kish ndodhur më parë, si një ndarje me një terren që do mbahej mend gjatë e do monologohej në kujtesën e të gjithë atyre që ishin pjesë me vrullin e moshës. Një sindromë shëtitëse. Endesha nëpër gjendje të panjohura si somnambul, duke mos vënë re asgjë që më rrethonte, me zgjedhjen për të mos u shqitur aq lehtë nga çfarë kisha lënë pas. Një mall i heshtur për gjithë çfarë kisha prekur asokohe me ndjeshmëri të lartë e vëmendje të uritur. Në atë fashë jete që sapo e kisha hedhur pas krahëve, jo për ta braktisur, por sa për pak, e konservuar në një magje kujtimesh, nga ku do ushqehesha me vite të tëra më vonë në forma lëshimesh të pakontrolluara.

Në altarin e projektuar të ndjenjave të para, të sapoçelura të moshës, që nuk kthen më, pleksesha me hare e mardhje në shpirt. Rrokopuja si mundësi do ndeshte në një delir të fshehur timin për t’u lumturuar në atë pellg të shtrirë, si moskujdes, por edhe si një mballomë e vetëmbyllur për t’iu shmangur flirtit për gjëra të shpejta e pretekste të sipërfaqshme, që i shtyja me bezdi, për të mos u zgjuar nga kjo amnezi e rëndë sa vetë kujtesa. Do më ndiqte gjithë jetën kjo varësi e zgjatur, dhe ideja e mospranimit të shpejtë për të ndryshuar nga një sindromë e shpallur si gjendje e squllët e padalje gjëkundi, për të nënkuptuar që brenda meje jetonte diçka që priste të shkaktohej si kavardisje e patrajtë, që me kohën priste sikur qëmtonte të gjendej e zbuluar nga vetë unë. Një lloj shkelje gjurmësh mbi të pamundurën e ëndërruar, e pambarsur dhe  utopike, pasi çdo gjë që duhej të ndodhte ruante aromat dhe trupëzimin e lëngët për t’u kthyer gjithherë mbrapsht. Kështu që gjatë gjithë kohës lundroja si pengesë me dashje në kundërrymë, në favor të shndërrimeve që të afron çasti si çelës i artë; eksperienca e vakët, në gjendje të amullt e shumë gjëra që njerëzit kërkojnë natyrshëm në favor. Por, veçmas kjo lloj pengese si mosrealizim, e kthente gjendjen time në një zhytni të pamatë, ose si një magje e madhe ku ende ushqehesha në mbeturinat në ikje të atij konsumi kalimtar; ose e një jete që shkëlqente veçse në kujtime të largëta, që tashmë i takonin së shkuarës. Sipas çdo udhëtimi nga një hapësirë e ndarë, po zhytesha me ngadalë në të përditshmen që nuk më thoshte asgjë, por që si me avash po më futej në venat e gjakut e më pisllonte si mërzi a zheg i thatë, i egër, në një zonë krejt të vetmuar. Por, jo gjithçka zhbëhej pa pasojë. Në njëfarë mënyre po zhytesha në një lëndë të panjohur, duke marrë shenja të padukshme, që do motorizonin si me manivelë gjendjen për ta ndezur, e më pas si një material analitik për të shpjeguar vrunduj zhurme e sheshpushime të ardhshme, të përsëritura në të njëjtën pamje të qetë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Përveç atdheut të vetëm, krijimtarisë, apo disa oazeve miqësore në lidhje me vetë atë që kish të bënte me këtë pemë të vjetër, në përgjithësi nuk se u ngrita në rritje në zgjim të interesave të mia për t’u zhgërryer me atë që më qasej përpara, por në format pasive isha dëshmitar i heshtur i gjërave bazë e të përditshme që më shoqëronin e lundronin si të vdekura dhe si realitete të pavullnetshme. Të gjitha format që më shoqëronin, në thelb kishin të bënin me përmbajtjen e madhe që përkufizohej nga çfarë kisha në formim, si dhe nga përvojat e pakta që më ktheheshin si lloje zbulimesh të ngazëllyera, veçmas nga ky cak. Kështu, çdo gjë që shfaqej si prakticitet apo kompromis i shpejtë, ndeshte në një zgjedhje të gabuar që bëja, me mendësinë se në të tilla ambiente do isha krejtësisht kalimtar, dhe me besimin se isha mbrujtur për të tjera gjëra që kishin të bënin me punë të mendjes e të shpirtit, dhe jo me pozicionime me kompromis të punëve konkrete si vlerë në dukje. Kjo gjendje apatie, e tërhequr, e ngathët, nga shumë njerëz përkthehej si ngathtësi, si një lloj mosakomodimi në jetën e madhe, atë të përditshmen, ku njerëzia përpiqej e hallakatej në rregulla e marrëdhënie të fërkuara për të zënë vend të dukshëm.

Nisa punë në një qendër propagande, ku farkëtohej imazhi i ideologjisë, si e vetmja në atë kohë, pikërisht te Dekori i qytetit; një vatër e një vëmendjeje të veçantë, sepse shërbente krejt e komanduar, si një strukturë e cila duhej t’u përgjigjej pa një pa dy ngjyrimeve dhe orekseve politike të kohës. Dekori ku u zhvendosa në ato vite ishte një vatër shumë tërheqëse për nga përbërja, por dhe për nga mënyra e impostimit në opinionin e qytetit, sepse që të ishe në atë vend pune duhej të kishe njëfarë talenti dhe fantazi për të qenë në sy të atyre që e drejtonin e jepnin direktiva. Përveç kësaj, kishte edhe një larmi karakteresh e njerëzish interesantë, me cene, që ishin në qendër të qytetit, dhe për shkak të vetive gëzonin si privilegj të qenurit në këtë vend.  Por, edhe si pasojë e lidhjeve të ndryshme. Në fakt, kishte edhe përzgjedhje, ku kishte gra e vajza shumë tërheqëse dhe në zë në qytet, nga më të bukurat. Rrëmuja në këtë oaz jo dhe aq të lumtur sa dukej për së largu (për shkak të konkurrencës njohjeve dhe bërrylave), ishte e ndarë dhe e kontrolluar në një normim të kohës, dhe për këtë shkak i rrëshqita të punuarit drejtpërdrejt si dekorator-piktor në repartin e rëndësishëm. Por, meqë isha stazhier, shkova që të punoj me teknikët, që ishin repart më vete, si elektricistë, marangozë dhe administratë, që bëheshin dy-tre vetë gjithsej, dhe një personi që bënte rrogat në fund të muajit – Angjelini. Kështu pra, sërish i isha shmangur qendrës më të madhe e më diabolike, ku ndesheshin piktorë e dekoratorë për të qenë në punët më kryesore dhe për t’u ndjerë të rëndësishëm në punën e tyre. E zgjodha me dashje, si anashzgjedhje, ngaqë kisha një defekt: nuk kisha haber nga proporcionimi i gërmave të mëdha, apo nga vizatimi teknik, si një zanat që duhej ushtruar dhe përdorur në një tjetër kapacitet, gjë që më përjashtonte automatikisht.

Dekori ndodhej i pozicionuar diku në pjesën perëndimore të qendrës së qytetit, në një livadh të gjelbëruar, te fusha e zezë, ose ndryshe te Bajalitë. Qe një pozicion i futur si hundë në një mjedis të gjelbëruar dhe në një formë kthine, si e padukshme, ku për pak mund të dilje në qendër dhe po për aq pak kohë mund të arrije rrethinat kodrinore të qytetit. Një ndërtim me materiale të lehta, që në konceptin e saj ndihej si një ndërhyrje e përkohshme si procesuale , që sapo kish mbirë në një kontekst krejt të papajtueshëm. Por, për ne që jetonim e harxhonim minutat e jetës në atë vend, u mësuam me shëmtinë dhe formën në proces të saj. Dekori u bë për ne si një traget lundrues shqetësimesh e jete të gjallë në një det të madh kurioziteti: e gjithë njerëzia e përfliste, sikur aty jetonin jashtëtokësorë.

Gjithsesi, të gjithë ata që ndjeheshin jashtë këtij grupimi e kishin një arsye që të mendonin kështu, për shkak të përzgjedhjes së filtruar, por edhe për faktin se grupimi ishte shumë i veçantë, sepse gati të gjithë vinin nga situata që kishin të bënin me profesione qejfi, ose të një niveli që nuk se prekeshin nga gjithkush. Piktorë, dizenjatorë, elektricistë, gra të bukura, burra në zë e kështu me radhë, deri në raste thik psikopatie. Qoftë edhe për shkak të një jete të kontrolluar në qytet, dekori mbahej si pjesa e privilegjuar dhe e rrethuar nga një thashethemnajë që në forma bizare ushqente krejt qytetin. Me thënë të drejtën, kishte personazhe të thekura e të ngjyrtë, nga ata që mbahen mend dhe përfliten. Qe bërë gati si një lëndë për të shpëtuar shpirtin, me atë tymnajën me fjalë pothuaj mistike, si një kopje religjioni për të përballur regjimin izolues.

Si padashje jeta kishte zgjedhur dhe ndërtuar një mori figurash, që pa qenë aktorë do mund të sfidonin çdo tekst apo konflikt të mundshëm e të sofistikuar letrar. Galeri të tilla mbushnin jetën e përditshme njerëzore, me sfidën që ata afrojnë duke rregulluar si padashje pozicionin e tyre në jetë, por edhe duke u shfaqur. I prirë për të parë e zgjedhur asimetrikisht, nuk më shqitet nga mendja njëri syresh: Muharremi, pra Rrema – një figurë më vete, që kishte në përgjegjësi repartin e mirëmbajtjes dhe marangozëve. Ai mbulonte të gjithë formën strukturale të instalimit në qytet: të gjitha pllakatet e parullat. Qe një talent çudi, një trajtë njeriu që dukej se zotëronte dhe dekodonte çdo gjë. Me një veti të habitshme, që kish privilegjin për të mos u dukur; një gjë e sheshtë, e intonuar në masë, por që të zgjidhte çdo punë dhe çfarëdo problemi.

Të gjitha pjesët ku punohej kishin krijuar një profil jehonë të punës së tyre, ku fliteshin e përfliteshin për zotësitë dhe aftësitë e tyre. I vetmi jashtë kësaj vorbulle ishte Rrema, njeriu i padukshëm, por i gjithëgjenduri si zgjidhje praktike. Rrema ishte diçka e përafërt me portretet e  periudhës industriale në Londër, ku ndjehej që vetë njeriu zdrugohej nga regjimi i punës, duke u manipuluar, dhe ku njerëzit ngjanin me makineritë dhe ambicia e tyre shëmbëllente me transformerin e pandalshëm të vetë sistemit kapitalist të asaj kohe. S’e di pse më ndërmendte të tilla portrete, ndoshta edhe për shkak të së qeshurës së shumëfishtë, e cila jepte të kuptohej ironikisht se jetonte në një spital të çmendurish.

Tipi i Rremës më afrohej si urti kolektive, herë të tjera me aftësinë përjashtuese për të mos qenë i rreshtuar me të gjithë ne që gjendeshim në atë spital të madh e grotesk. Jo se kishte ndonjë përmbajtje të madhe, jo, por një natyralitet që të bënte të kujtoheshe se ka gjëra të thjeshta e sfiduese në këtë jetë, pa shumë ngarkesë, dhe me një prakticitet mahnitës për t’i dalë zot vetes pavarësisht çdo kualifikimi të mundur. Ishte një ndër ata që e linte shenjën e tij të pavdirë pa bërë zhurmë. Rrema ishte virtuoz në jetën e përditshme, në komunikim, në cytje dhe në humor. E bënte jetën të lundronte në siguri të plotë, pa frikë e pa tensione të shtirura. Rrema kishte një huq, që e kisha nuhatur në bisedat e afërta me të: luante kumar. Qe një kumarxhi klasi. Një nga varësitë që nuk e ndante me njeri. Nuk është se luhej me shuma të mëdha, por më shumë kridhej për të humbur në një nga qejfet e tij për t’u klasifikuar edhe ai si i veçantë në raport me diç të ndaluar. Rrinte gjatë nganjëherë, ditë e natë, nën ahër të shtëpisë së vet, me burrat e lagjes, disa syresh si njerëz sekretë e jo llafazanë, dhe ngryste ditë të tëra në një sfidë të zgjatur mes humbjes dhe fitimit, duke shkarkuar adrenalinë pafund e duke u marrosur në kënaqësi.

Rrema nuk shfaqej shumë. Ishte i kursyer për sa i takon dobësive. Lundronte mes nesh me idenë e një personazhi të fshehtë që dinte çdo gjë për ne, e që në njëfarë mënyre na kish kthyer në pacientë të anormalitetit që admironte. Kjo ngaqë për Rremën jeta ishte diçka krejt tjetër, përjashtë llastimit dhe shkallimit të abstraguar që ne afronim si natyra të dalë skeme . Ama, vërtet tjetër – diçka bazike, e shkëmbyer në vlerë dhe e mbushur me përgjegjësi, që i duhej dalë zot. Por, kalimi i tij mes nesh tingëllonte si ironi, që nuk se e shprehte, dhe nuk kish ngasjen që të dilte përballë, konfrontuar në rresht të parë, se nuk i interesonte. E merrte jetën thjeshtë e të shërbyer, duke e zgjidhur me lehtësi, pa qaramani. Luante kumar dhe shkonte me kurva. Bënte punë të dyta në shtëpi, në ahrin e vet, në të zezë. Por edhe ndere bënte shumë: ndihmonte  hallexhinj gjithandej dhe bënte çmos të zbulonte gjëra që kishin të bënin me mbijetesën. Nuk filozofonte dhe i urrente ata që merreshin me punë të lodhshme mendore. Jeta ka bukuritë e saj dhe duhej jetuar duke e prekur, jo duke kaluar si jehonë, e aq më pak si qenie të mbyllura e të panatyrshme, krejt të mërzitshme. Pinte raki dhe ruante një stil veshjeje të zakontë, për të mos rënë në sy. I pëlqente një jetë pa zhurmë e pa vëmendje, me kënaqësitë e saj, jo si shkak i angazhimeve entuziaste dhe i gjërave publike. Herë pas here kapte në magazinë magazinieren dhe e pallonte aty, mbi flamuj, portrete udhëheqësish të kohës e postera partiakë e sende të tjera të drunjta, shpejt e shpejt, pa u ndjerë, sa herë që i tekej, dhe vazhdonte punën e tij të përditshme. Koha për të ishte e shpërfillshme si rëndësi, apo si përmbajtje. Ishte një kalesë që ia kish falë perëndia dhe i duhej që të ishte i dobishëm, dhe mundësisht i aftë sa për të mbijetuar e bashkëjetuar me gjërat që afronte jeta mbi tokë, si punë të njeriut, dhe kaq.

Trageti i çuditshëm në atë qytet, Dekori, ngrysej dhe gdhihej në detin e gjymtuar në opinion, si keqkuptim, me ngasjen e një fillese të çuditshme e të vetadministruar njëkohësisht; si një ngrehinë jashtë kohe, me kërshërinë e ngarkuar në shtëpinë e vet, si një përshkrim i gatshëm dhe si një etje e pafundme. Një magji si nonsense me afshe njerëzore e me skena të skajshme të karakterit njerëzor; si i ishulluar dhe i përkryer në mjaftueshmërinë e njerëzve që dukeshin si në aks të vëmendjes e krejt të lumtur -por si pa shpëtim.

Previous Post

Trokitjet në derë…

Next Post

Legjenda mbi besën rikthehet në New York

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Legjenda mbi besën rikthehet në New York

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.