• Latest
  • Trending
  • All

Trokitjet në derë…

26/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Trokitjet në derë…

26/04/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Rudolf Marku

Është një çast tek “Macbeth”-i cili gjithmonë më ka mahnitur me shumëplanshmërinë e vet-kuptimore, emocionale, figurative, dhe sidomos të asaj që nuk kuptohet, por ndjehet…Ditët e fundit që e pashë “Macbeth”-in, në skenën e Teatrit “Globus”, m’u kujtua përnjëherë ai përfytyrimi misterioz që më pushtonte sa herë që lexoja veprën shakespeariane kur vjen skena e vrasjes së Mbretit Dunkan dhe më vonë porositja e vrasjes së Bankos dhe të birit të tij, Fleance. Në fakt, nuk ishte skena e vrasjes, as ai monologu i kalimit të Macbeth-it nga një njeri që ka ende shkëndijën hyjnore të dashurisë dhe të mëshirës, (kur ai është prapë në gjendje të thotë “the gracious Dunkan” dhe më vonë “the damnation of his taking off”)- në një monstër vrasës, dhe nuk janë as dhe vetë tre vrasësit profesionistë- është diçka tjetër. Janë trokitjet në derë që ndjekin vrasjen e Mbretit Dunkan që më mahnitnin, që më shtinin një frikë të pakuptueshme adhuruese, por dhe një kureshtje mahnitëse të cilën nuk arrija ta kuptoja nga vinte. Tak-tak. Tak-Tak. Kush është? Kush?…( Macbeth: Who’s there? What who! Akti i dytë, Skena e dytë; dhe më vonë po në atë vend, prapë Macbeth-Whence is that knocking?). Në skenën e tretë të Aktit të Dytë shfaqet një portier, i cili brenda një monologu jo shumë të gjatë përsërit 12 herë fjalët Trokit, troket, trokitje: Here’s a knocking indeed!( Knock) Knock, knock, knock…E prapë më poshtë: Knock. Knock, knock, knock. Who’s there?) Është momenti kur zemra e Macbeth-it tkurret, ftohet, metamorfizohet: është momenti kur ai duhet të shtiret, të aktrojë, të fshehë qëllimin e mbrapshtë; është momenti kur Lady Macbeth është quajtur-unsexed– një qenie pa seks, pa gjini, një ish-grua që ka harruar se ka lindur grua; është momenti kur është bërë krimi i tmerrshëm dhe po porositet te vrasësit profesionistë krimi tjetër, vrasja e Bankos dhe e të birit të tij: Bota, jeta e zakonshme njerëzore duket sikur për një çast është ndalur; çdo gjë duket sikur ka rënë të flejë ose është e përgjumur, e shushatur; vetë bota duket gati një botë ireale, një kohë kur të vdekurit mund të dalin dhe të komandojnë të gjallët. Është koha kur krimi ka pushtet mbi legjitimitetin, mbi pafajësinë; krimi që nuk ndalet para vrasjes së Mbretit Dunkan (Mbreti Dunkan është mbreti legjitim, është jo vetëm i pafajshëm, por dhe në të drejtën e vet; dhe po ashtu dhe miku i dikurshëm i Macbeth-it, Banko, dhe i biri, Fleance, -sidomos ky i fundit-që është vetë personifikimi i pafajësisë). Po të flasim me gjuhën moderne, është koha për të vrarë, është koha e gangsterëve, është koha e krimit në pushtet, është koha e urdhrave për vrasje (Macbeth-i, menjëherë pas vrasjes së Mbretit Dunkan, i porosit dhe i urdhëron vetë, personalisht, vrasësit për vrasjen e Bankos dhe të Fliancit- Fleance, po aq lehtësisht sa ç’mund të porosiste online njeriu modern një pica); është koha për të vendosur dinamit ose çfarëdo lloj eksplozioni; është koha kur pushteti legjitim, le të themi, i votuesve, grabitet nga politikanët gangsterë, nga super të korruptuarit, nga vrasësit profesionistë, nga të pandjeshmit cinikë; nga injoranca në pushtet; është koha sublime e luftës për pushtet, është koha e vrasjeve-nuk kanë rëndësi dhe aq mjetet- me thikë, me shpifje, me denigrime, me fushata, me manipulime, me kallashnikov….Nuk ka rëndësi – të djathtë, të majtë, të qendrës. Shakespear-i, për fatin tonë të keq, nuk na jep asnjë informacion për këtë…. Pikërisht kur dhe spektatorët shqiptarë do të fillonin të hamendësonin pozicionin majtas a djathtas të Macbeth-it, pikërisht në këtë kohë fillojnë edhe trokitjet: Tak- Tak,Tak-Tak. Kush është? Kush?…Çfarë duan këto trokitje? Cili është kuptimi i tyre? Trokitja në derë në shfaqjen e Macbeth-it në Teatrin Globus është një trokitje e lehtë, por që ndjehet më qartë se gjëmimi i një rrufeje, sepse është një trokitje që vjen papritur pas një heshtjeje  të çuditshme, mistike, të frikshme, diç-ndjellëse (po që askush nuk e di se çfarë është ajo që ndjell)…Tak-tak. Kush është? …Vetë trokitjet në derë paralajmërohen nga një sens hataje dhe njëkohësisht solemniteti…Përnjëherë pas krimit që është kryer dhe pas porosisë së krimit që do të kryhet ndodhë ajo pauzë e shkurtër, plot enigmë, që i mban shpirtrat e shikuesve si të varur në një çengel hutimi, shprese (Shpresë? Çfarë shprese?). Gjenialiteti i bardit të Madh e di se një krim gjykohet nga normaliteti i jetës, edhe atëherë kur nuk duket asnjë gjurmë e normalitetit. Ai e di se shkëndija hyjnore është e shpërndarë te të gjitha qeniet njerëzore. Ai na paralajmëron se vrasja nuk bëhet vetëm me thikën e Macbeth-it. Vrasja dhe vrasësit, në të kundërt janë antinatyra – xhelozitë, mospranimi i tjetri, anilihimi i tjetrit, urrejtja, ambicia, hakmarrja, mpirja e kujtesës historike-dhe, do të shtonim- njohja e varfërisë së tjetrit pa të bërë syri tërr, lavdërimi i gangsterit politik, eksodi i njerëzve të pashpresë, vrasja e vetë shpresës, manipulimi dhe tallja me pritshmërinë e asaj që në të vërtetë nuk do të vijë kurrë. Dhe, menjëherë pas krimit, ja ku vjen dhe trokitja. Tak-tak. Një trokitje që sikur vjen nga thellësitë e Ferrit, thotë portieri që sjell çelësat e portës. Është ajo trokitje e vetëdijes që dukej sikur nuk ekzistonte, e asaj vetëdijes që duket sikur është asgjësuar. Është pulsimi i jetës, është pulsimi i normalitetit, është pulsimi i legjitimitetit, është pulsimi i frymëmarrjes së Mbretit Dunkan pas vdekjes së pabesë, por është dhe pulsimi i asaj shkëndijës hyjnore që është shpërndarë te qeniet njerëzore, përmes zemrës, përmes Mirësisë, përmes së Bukurës, përmes Artit, përmes librave që shkruhen, përmes forcës së dashurisë që kokëfortësisht nuk pranon që të japë frymë…Trokitja është pauza për të na kujtuar se gjithmonë jo larg nga skena e krimit është pafajësia, është e bukura që e gjykon krimin.

Në një qytet francez, një pllakë buzë rrugës së një sheshi që flet për pushkatimin e ca luftëtarëve të rezistencës gjatë Luftës në vitin 1944, i qëndron përballë, në anën tjetër të rrugës, një pllakë përkujtimore e poetit më idilik mes gjithë poetëve, Lamartinit…Fare pranë me kampin e Buchenwald-it qëndron vetë Kopshti i Goethe-s (Gëtes), ndërsa në fqinjësi me Sheshin ku patën djegur Zhanë d’Ark ndodhet shtëpia e Corneille (Kornej-it)…Mes pllakës së ekzekutimeve dhe pllakës së Lamartinit, mes Kopshtit të Gëtes dhe Buhenvaldit, mes turrës së druve ku digjet heroina e shenjtë e Francës dhe Kornejt, është Trokitja. Tak- Tak. Kush është? Ajo trokitje të cilën e dëgjojmë çdo ditë në jetën tonë të përditshme, duke na ftuar mirësisht që ta deshifrojmë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Ekspresi elektoral i Ramës, 7 aleatët e çuditshëm

Next Post

Dekori

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Dekori

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.